Raportohet për sulme ajrore izraelite në Siri
Sulme ajrore izraelite kanë goditur kamionë në Siri që po transportonin ndihmë për qytetarët libanezë, duke plagosur tre punëtorë të ndihmës, transmeton Radio Evropa e Lirë.
Kështu tha Vëzhguesi Sirian për të Drejtat e Njeriut, organizatë me bazë në Britani, që monitoron luftën në Siri përmes një rrjeti burimesh që ka brenda këtij shteti.
Avionët luftarakë izraelitë “kryen sulme ajrore me tri raketa, që shënjestruar tre kamionë të mbushur me ushqime dhe furnizime shëndetësore”, tha Vëzhguesi.
Sipas monitoruesit të luftës, kamionët në momentin e sulmit gjendeshin brenda një fabrike iraniane të automjeteve, në jug të Homsit.
“Kamionët shkuan në Siri përmes Irakut për të ofruar ndihmë humanitar për popullin libanezë” që janë prekur pas intensifikimit të sulmeve ajrore izraelite në Liban.
Të premten, Libani tha se sulmet izraelite kanë shkatërruar një rrugë në kufi me Sirinë, që lidh dy shtetet.
Izraeli vazhdimisht ka shënjestruar zonën kufitare ditëve të fundit, pasi ka thënë se Hezbollahu – grupi militant dhe partia politike që kontrollon shumicën e Libanit jugor – sjellë armë përmes kufirit nga Siria.
Izraeli ka kryer qindra sulme ajrore në Siri që nga nisja e luftës civile në këtë shtet më 2011 dhe kryesisht ka shënjestruar pozicionet e ushtrisë dhe luftëtarët që mbështeten nga Irani.