RMV, organizatat joqeveritare me reagim ndaj ndryshimeve të ligjit për mbeturinat në favor të ndotësve

Organizatat joqeveritare Go Green dhe Koalicioni O2 reagojnë ndaj katër ndryshimeve të propozuara të ligjeve për mbeturinat të dorëzuara deri te Kuvendi i RMV-së me procedurë të shkurtuar. Ato reagojnë ndaj ndryshimeve që propozohen në ligjet për menaxhimin me mbeturinat, të cilët në paketë u miratuan nga Kuvendi në shtator të vitit 2021. Propozimet vijnë nga BDI-ja, PLD-ja, VMRO-DPMNE-ja dhe Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, shkruan Meta.mk, transmeton Portalb.mk.

Me iniciativë të partisë BDI është dorëzuar një propozim ligj për ndryshimin e Ligjit për menaxhimin me pajisjet elektrike dhe elektronike dhe mbeturinat elektrike dhe elektronike, thonë organizatat joqeveritare.

“Me këto ndryshime parashihen ndryshime të afateve për grumbullimin e këtij lloji të mbeturinave prej vitit 2028 në vitin 2024 për 65% të pajisjeve të lëshuara në treg, ulje e pagesës së kompensimit për menaxhimin e pajisjet mbeturina për 50% dhe 30% plotësuese, gjegjësisht 10% në varësi të kategorisë së produktit. Me këtë mendojmë se nuk do të mundësohet menaxhim i duhur me këto mbeturina nga ana e realizuesve kolektivë dhe do të prolongohet për thuajse 15 vite grumbullimi i duhur i këtyre mbeturinave”, theksojnë nga Go Green dhe Koalicioni 02.

Joqeveritarët reagojnë edhe ndaj iniciativës së partisë PLD për propozim-ligjin e dorëzuar për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për përgjegjësi të zgjeruar të prodhuesit për menaxhim me llojet e veçanta të mbeturinave.

“Me një pjesë të ndryshimeve të propozuara do të krijohet monopolizim i tregut, paraqitje e konkurencës jolojale i vendosjes në pozitë të keqe të vepruesve më të vegjël kolektivë. Ka mundësi që të shkaktohet çarje e tregut dhe paraqitje e subjekteve jostabile (fantazmë) që nuk janë të qëndrueshëm, që do të ekzistojnë disa vite dhe do ta destabilizojnë tregun dhe do të shkaktojnë konkurrencë jolojale dhe do ta vështirësojnë procesin e implementimit të vendosjes së një sistemi të qëndrueshëm integral dhe stabil të menaxhimit me llojet e veçanta të mbeturinave”, thonë nga organizatat joqeveritare.

Nga Go Green dhe Koalicioni O2 reagojnë edhe ndaj iniciativës së Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor për propozim-ligjin për ndryshimin e Ligjit për menaxhimin me llojet plotësuese të mbeturinave.

“Me kërkesë të kompanive që lëshojnë vajra në treg dhe me këtë ndryshim zvogëlohet kompensimi për menaxhimin e vajrave mbeturinë për 50%. Ndryshimi i propozuar i kompensimit (zvogëlim për 50%), domethënë shumë më pak mjete për vendosjen e sistemit, i cili ka rrezik të madh që të mos jetë funksional dhe të mos plotësohen qëllimet. Kjo do të thotë se do të vazhdojë që mbetjet e vajit të asgjësohen në mënyrë jo të duhur, jo të organizuar, të përdoren për ngrohje, djegie gjegjësisht nuk do të ulet dukshëm ndikimi negativ mbi mjedisin jetësor”, reagojnë organizatat joqeveritare.

Nga Go Green dhe Koalicioni 02 reagojnë edhe ndaj iniciativës së VMRO-DPMNE-së për propozim ligjin për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për Menaxhimin me Mbeturinat. Ky propozim parasheh zhvendosje të afateve për 3 vite për miratimin e Rregullores për tarifat për mbeturinat dhe pagesën e tarifës për mbeturina edhe për 3 e gjysmë deri në 4 vite për harmonizim me ligje të tjera në lidhje me kompetencat e Komisionit Rregullator.

“Afatet janë shkelur qëmoti dhe është e radhës që të miratohet edhe Rregullorja dhe harmonizimet pa prolongime. Ku është problemi? Regullativa momentale ligjore, e miratuar në shtator të vitit 2021 (që është harmonizuar me legjislaturën e BE-së në fushën e menaxhimit me mbeturinat u përshëndet si e suksesshme dhe reale. Presioni është tani, sepse pas 3 vitesh erdhi koha për implementim të neneve të caktuara të ligjeve që disa palëve të caktuara nuk u konvenojnë”, alarmojnë organizatat joqeveritare.

Ato shtojnë se ndryshimet ligjore të propozuara nuk janë as pak në drejtim të një zgjedhjeje urgjente të sfidave me mbeturinat, por përkundrazi, lehtësim i prodhuesve të mbeturinave, gjegjësisht ndotësve.

Nga Go Green dhe Koalicioni 02 kërkojnë që parashtruesit e ndryshimeve të propozuara t’i tërheqin propozimet e tyre një orë e më parë, e të gjitha ndryshimet të bëhen në konsultim me sektorin civil.

“Procedura që miratohen shpejt e shpejt dhe me procedurë të shkurtuar, pa proces transparent dhe konsultim publik siç parasheh edhe Konventa e Arhusit, do të thonë vetëm shkelje e parimeve themelore demokratike dhe cenim plotësues i mjedisit jetësor, e me atë cenim dhe i cilësisë së jetës për qytetarët e Maqedonisë”, theksojnë organizatat joqeveritare.

Kujtojmë se mbrojtja e mjedisit jetësor në vitin 2023 nuk ishte ndër prioritetet kryesore të politikanëve në Maqedoni. Tradicionalisht, edhe në 12 muajt e fundit, u përsëritën problemet dhjetëvjeçare me mungesën e financave, kapaciteteve në institucione dhe projekteve konkrete që japin rezultate të dukshme. Mirëpo, ato projekte që janë filluar dhe që janë në realizim e sipër, u realizuan ngadalë dhe me vonesa për arsye të ndryshme, si financat dhe kapacitetet e pamjaftueshme, apo interesat e fshehura biznesore dhe politike.