RMV, nxënës të shkollave të ndryshme mësojnë për bimë dhe insekte përmes mësimit në natyrë (foto)

Hulumtimi në natyrë, mbledhja e bimëve, insekteve, dheut dhe materialeve të tjera, të cilat më pas analizohen dhe nxirren konkludime është mënyra e mësimit që e mundëson Rrjeti i mësimit nga përvoja, të cilën e organizon Shoqata Ekologjike e Maqedonisë (SHEM) së bashku me disa institucione. Nxënës të shkollave fillore dhe të mesme mund të dalin nga mësonjtorja dhe të përjetojnë natyrën, të mësojnë diçka më shumë për lëndën e biologjisë apo gjeografisë, t’i hulumtojnë ligjet e kimisë dhe fizikës nën qiell të hapur dhe të mësojnë çka nënkutprojnë ndryshimet klimatike dhe sa është ndikimi i tyre mbi mjedidis ku jetojmë, shkruan Meta, transmeton Portalb.mk.

Nxënësit e klasës së gjashtë nga shkolla fillore “Shën Klimenti Ohrit” nga Makedonski Brod dhe profesoresha e tyre e shkencave natyrore Janinka Kostadinovska, vizituan parkun nacional “Galiçica”, kanë hulumtuar dhe mbledhur bimë, kafshë dhe insekte, ndërsa kanë matur edhe vëllimin e drurit. Kanë marrë vegla, rrjeta dhe kavanoza të vogla që t’i mbledhin materialet. Kanë vëzhguar zogj me dylbi, kanë zbuluar habitate dhe vizituan laboratorin e parkut. Kanë parë në mikroskop dhe janë njohur me pajisjen laboratorike, ndërsa kanë dëgjuar edhe ligjerata nga të punësuarit në park.

“Jam e befasuar nga interesi dhe reagimet pozitive të nxënësve, por edhe të prindërve të tyre. Mu paraqitën që të më tregojnë se fëmijët me ditë flasin vetëm për vizitën e parkut, se sa ka qenë interesant dhe të dhe të pyesin kur do të shkojnë sërisht”, tha profesorka Kostadinovska.

Ajo tha se këta fëmijë janë nga Samokov dhe se rriten në afërsi të natyrë, por edhe përkrah asaj është e dukshme se u mungon mësimi në ambient të hapur, prekje me rrethinën dhe ndryshim të përditshmërisë në mësonjtore.

Përkrah parkut nacional “Galiçica”, pjesë e rrjetit janë edhe kopshti botanik pranë fakultetit matematiko natyror, Enti Hidrobiologjik në Ohër, Teknika Popullore në Shkup dhe Qendrën Edukative për mbrojtje të natyrës në fshatin Negrevo.

Në kopshtin botanik veç më janë organizuar dy, ndërsa janë caktuar edhe katër punëtori të reja në të cilat fëmijët do të mësojnë për fotosintezë dhe shumimin te bimët, në varësi prej moshës. Angella Ivanova, biolog nga kopshti botanik tha se, në çdo puëntori fëmijët do të punojnë vet dhe duhet të përmbushin një detyrë të caktuar.

Svetllana Pejoviq nga Shoqata Ekologjike e Maqedonisë tha se Rrjeti për mësim me përvojë është i përkushtuar për promovimin e shkencave natyrore përmes metodave të mësimit me përvojë dhe edukon për përgjegjësinë në mbrojtjen e mjedisit jetësor, duke kontribuar drejt përmirësimit të arsimit forma në vend.

Në punëtori mund të marrin pjesë maksimum 30 nxënës nga mosha e njëjtë apo të ngjashme. Nga SHEM vlerësojnë se pjesëmarrja direkte në një hulumtim apo realizim i pavarur i ndonjë eksperimenti të caktuar i inkurajon nxënësit të pyesin, me çka nxitet kureshtja tek ta.