RMV, një familje katër anëtarëshe në muajin mars ka nevojë për gati 59 mijë denarë për gjëra elementare

Një familje prej katër anëtarësh në mars të këtij viti i nevojiten së paku 59.000 denarë për të mbuluar nevojat bazë mujore. Sipas të dhënave të Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë (LSM), vlera e shportës minimale sindikale për muajin mars është 58.998 denarë, përkatësisht 1.522 denarë më shumë se muaji shkurt.

Sipas LSM-së, rritja më të madhe ka tek ushqimet dhe pijet, për të cilat kostoja në mars është 22.681 denarë, krahasuar me muajin paraprak kur për blerjen e tyre nevojiteshin 21.219 denarë. Nga dhjetori 2023 deri në mars 2024 vetëm për ushqim dhe pije, sipas LSM-së, shpenzimet janë rritur për 1.951 denarë.

“Vlera e shportës minimale të sindikatës ka qenë në rritje të vazhdueshme që nga fillimi i vitit, më konkretisht në mars 2024, ku rritja është më e theksuar në sektorin e ushqimeve dhe pijeve, si rezultat i së cilës tregtarët nuk e dëgjuan ankesës e LSM-së dhe në mënyrë të pabazuar vetëm në interes të rritjes së fitimeve të tyre rriti jashtëzakonisht shumë çmimet e produkteve ushqimore, gjë që rezulton në praktika të padrejta të tregtarëve, dhe çon në varfërimin e punëtorëve dhe qytetarëve, dhe pas pezullimit të masës së çmimet e ngrira”, thuhet në njoftimin e LSM.

Në këtë drejtim, LSM-ja thekson se rritja e re e pagës minimale nga marsi i vitit 2024, e cila sipas llogaritjeve do të jetë 22.567 denarë, nuk do të ndikojë pozitivisht në standardin e qytetarëve.