RMV-ja i dha mbështetjen më të madhe Putinit nga vendet e Ballkanit

Maqedonia e Veriut i ka dhënë mbështetje më të madhe presidentit rus Vlladimir Putin në zgjedhjet e fundit presidenciale të Rusisë. Kështu raportoi Radio Evropa e Lirë sipas rezultateve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Rusisë, raporton Portalb.mk.

Sipas të dhënave, 88.1% e qytetarëve të Rusisë që jetojnë në RMV kanë votuar Putinin.

Mbështetje më të madhe pas RMV-së, Putin ka marrë nga votuesit në Bosnje dhe Hercegovinë me 77.2%.

Në Serbi 10.8% e votuesve votuan për Putinin.

Më pak mbështetje Putin mori në Mal të Zi me 8.4%.

Lideri rus më jetëgjatë i Kremlinit, Putin siguroi edhe një mandat tjetër gjashtëvjeçar, Kremlini ka raportuar se ai ka fituar 87 përqind të votave në zgjedhjet presidenciale.

Perëndimi  zgjedhjet në Rusi i ka quajtur të manipuluara, jo të lira dhe jo të drejta.

Ndikimi rus në Maqedoninë e Veriut tani e një kohë, sidomos tani në periudhën parazgjedhore është temë diskutimi në diskursin politik.

Hulumtimi i Fondacionit Metamorfozis “Gabimi 403: Identiteti i ndaluar” nxori në pah se Ambasada Ruse në RMV e paraqet Rusinë si aleat të RMV-së, ndërsa veten si viktimë, duke përhapur argumente klasike pro-ruse për atë se si NATO-ja e mban peng Ukrainën.