RMV, nga mesnata, çmime të reja të benzinës dhe dizelit

Nga sonte në mesnatë do të ketë çmime të reja për benzinën dhe dizelin, ka vendosur Komisioni Rregullator për Energjetikë, transmeton Portalb.mk.

Eurosuper BS-95, Eurosuper BS-98 dhe dizeli do të lirohen për një denar e gjysmë.

Çmimi i ri i Eurosuper BS-95 do të jetë 89 denarë për litër, Eurosuper BS-98 do të shitet për 91 denarë për litër, ndërsa çmimi i Dizelit do të jetë 85,5 denarë për litër.

Nga mesnata do të jetë më i lirë vaji ekstra i lehtë për amvisëri dhe do të ulet për një denar për litër dhe do të shitet me çmim prej 85 denarë për litër.

Rritja e vetme me pakicë e mazutit është 0,447 denarë për kilogram, në krahasim me çmimin e përcaktuar më parë dhe tani e tutje do të shitet me çmim prej 48,715 denarë për kilogram.