RMV, inspektorët konstatojnë parregullësi, dënohen mësuesja dhe drejtori nga Kërçova
Mësuesja Adelina Xhambazi dhe drejtori i shkollës fillore “Sande Shterjoski”, Rrahim Pinjolli në Kërçovë janë gjobitur në të holla pasi inspektorët e arsimit kanë konstatuar se kanë bërë parregullësi, informoi drejtori i Inspektoratit të Arsimit Halit Ferati, transmeton Klan Maqedoni.
Sipas ligjit, gjoba në këtë rast për drejtorin është në vlerë prej 400 deri 500 euro, ndërsa për mësuesen prej 150 deri 250 euro. Inspektorati ka urdhëruar që në ditët në vijëm drejtori të emërojë person i cili do të jetë përgjegjës për denocime të mundshme për dhunë fizike apo psiqike.
“Nga inspektimi i kryer dhe bisedat e zhvilluara me drejtorin, ndihmës-drejtorin dhe sekretarin e shkollës u konstatua shkelje e nenit 66 nga Ligji për arsim fillor (Gz,zytrae 161/19 dhe 229/2020). Në lidhje me parregullësitë e konstatuara nga inspektimi i jashtëzakonshëm në punën e shkollës, inspektorët sollën Vendim me masa urdhëruese dhe u shqiptuan gjoba në të holla për personin përgjegjës të subjektit si dhe për kujdestarin e klasës”, thonë nga Inspektoriati i Arsimit.
Ndryshe ditë më parë prindi Sinan Ibishi rrëfeu se si është sulmuar djali i tij nga mësuesja, ndërsa e njëta ka mohuar se ka ushtuar dhunë fizike ndaj nxënësit. Drejtori i shkollës Rrahim Pinjolli tha se është i shqetësuar nga rasti dhe se dëshiron që e verteta të del në shesh. Ndërsa ngjarja është paraqitur edhe në polici nga ku thanë se punohet për zbardhjen e rastit.