RMV, nesër do të ketë kufizime në komunikacion

Në komunikacionin rrugor nesër do të ketë kufizime në orës e pasdites, pasi do të organizohet manifestimi qendror për shënimin e festës shtetërore “Dita e Pavarësisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut”, transmeton Portalb.mk.

“Më 08.09.2026 (e martë), me rastin e festës shtetërore – “Dita e Pavarësisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut”, duke filluar nga ora 19:00, në Arenën Kombëtare “Todor Proeski” do të mbahet një performancë muzikore”, njoftoi Policia.

Policia sqaroi që do të ketë regjim të veçantë në bulevardin “Ilinden”, për çka kërkoi mirëkuptim nga qytetarët.