RMV, në mesnatë do të ndryshojnë çmimet e derivateve të naftës

Çmimet me pakicë të benzinës Eurosuper BS-95 dhe Eurosuper BS-98, si dhe vajit ekstra të lehtë për amvisëri, nga sonte pas mesnate do të rriten për 1,5 denarë për litër, njoftoi Komisioni Rregullator për Energjetikë, transmeton Portalb.mk.

Shtrenjtohet edhe dizeli, edhe atë për 2 denarë për litër.

Sipas vendimit të fundit të KRRE-së, benzina Eurosuper BS-95 nga sonte do të kushtojë 81,5 denarë për litër, benzina prej 98 oktane do të shitet për 84 denarë për litër, po aq sa një litër dizel.

Vaji ekstra i lehtë për amvisëri do të shitet për 82,5 denarë për litër, ndërsa mazuti do të kushtojë 47,174 denarë për kilogram.