RMV, në mesnatë do të ndryshojë çmimi i dizelit

Nga mesnata, çmimi me pakicë i Eurodizelit zvogëlohet për një denar për litër, thuhet në vendimin e fundit të Komisionit Rregullator për Energjetikë (KRRE), transmeton Portalb.mk.

Nga sonte, një litër dizel do të shitet me çmim prej 70 denarë.

Ndryshon edhe çmimi i mazutit, i cili do të rritet për 0,022 denarë për kilogram dhe do të shitet me çmim prej 41,029 denarë për kilogram.

Derivatet tjera mbeten me çmime të pandryshuara. Benzina Eurosuper BS-95 kushton 80 denarë për litër, ndërsa Eurosuper BS-98 shitet për 82 denarë për litër.

Vaji ekstra i lehtë mbetet me çmim prej 69 denarë për litër.