Doni të shkoni në ndonjë aktivitet kulturor sot dhe nuk dini se ku? Portalb.mk në vazhdim ju përcjell kalendarin javor, i cili do të përditësohet.
3 korrik – prej orës 20:00 në Qendrën e Kulturës – Kërçovë, Shoqata “Etno-Vlera” organizon koncert me: Sali Shabanin, Naser Ballazhin, Grupin Uskana, Saranda Ymerin, Betime Zylali.
4 – 8 korrik në Tetovë mbahet Festivali Ndërkombëtar i filmit – Tiff ” Oda”. Lokacioni prapa rektoratit të UT-së, në ambient të hapur.
4 korrik – prej orës 18.00 në Galerinë e Arteve, mbahet ekspozitë përmbyllëse e Kolonisë Ndërkombëtare Artistike të Tetovës. Hyrja falas.
5 korrik – prej orës: 20: 30 në Suli An, Çarshia e Vjetër, Shkup mbahet festivali ” Vera e Shkupit” Shfaqja e diplomës “Gishti” Fakulteti i Artit të Dramës-Shkup.
30 qershor – 4 korrik do të mbahet Kolonia Artistike Ndërkombëtare e Tetovës.
Nëpërmjet e-mailit zyrtar [email protected] ose faqes së Facebook-ut dhe Instagramit, mund të na dërgoni ngjarjen tuaj kulturore.
