RMV, në mesnatë do të ndryshojë çmimi i dizelit

Sonte në mesnatë, çmimi i dizelit do të shihet më lirë për 2 denarë për litër, vendosi Komisioni Rregullator i Energjetikës, njofton Portalb.mk.

Sipas vendimit, çmimi i ri i dizelit do të jetë 78,5 denarë.

Në ndërkohë, çmimi i derivateve tjera mbetet i njëjtë.

Benzina Eurosuper BS95 do të shitet për 83 denarë për litër, Eurosuper BS98 për 85,5 denarë për litër.

Vaji ekstra i lehtë do të shitet për 77,5 denarë për litër, ndërkaq mazuti për 42,901 denarë për kilogram.