RMV, ndryshojnë çmimet e derivateve të naftës

Komisioni Rregullator për Energjetikë i Maqedonisë së Veriut solli vendimin, me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht 0,99 % në raport me vendimin e datës 15.9.2023, transmeton Portalb.mk.

Çmimet e shitjes me pakicë të EURODIZELIT (D-Е V) dhe të Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) rriten për 1,00 denarë/litër.

Nga data 19.9.2023, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

  • Benzina EUROSUPER BS95 – 90,50 (denarë/litër)
  • Benzina EUROSUPER BS98 – 92,50 (denarë/litër)
  •  EURODIZEL BS (D-E V) – 87,00 (denarë/litër)
  • Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) – 86,00 (denarë/litër)
  • Mazut М-1 SU – 48,268 (denarë/kilogram).