Mjegulla po e vështirëson komunikacionin ajror në Aeroportin e Shkupit, ku, sipas të dhënave nga ueb-faqja zyrtare, ka fluturime të anuluara dhe fluturime që po realizohen me vonesë, ndësa komunikacioni nëpër rrugët në shtet po zhvillohet pa pengesa nëpër rrugë të thata, por me dukshmëri të zvogëluar në disa akse rrugore, njofton Portalb.mk.
“Mjegull me dukshmëri deri në 50 metra ka në rrugët Makedonski Brod-Manastir-Resnjë-Ohrët dhe Dibër, ndërsa prej 100 deri më 200 metra në Shkup-Kumanovë, Saramzalino-Veles-Negotinë-Demir Kapi”, informuan nga LAMM.
LAMM paralajmëron se në disa akse rrugore të cilët kalojnë nëpër përrenj dhe gryka janë të mundshme rrëshqitje të vogla toke. Apelon për drejtim të kujdesshëm, respektim të sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe përshtatje të shpejtësisë sipas kushteve të rrugës.
Në fuqi është obligimi ligjore për mbajtje të obligueshme të pajisjes dimërore në automjete.