RMV, Ligji për përfaqësim të drejtë dhe adekuat mori vlerësim pozitiv në Komisionin e Venedikut

Delegacioni i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut që mori pjesë në seancën e Komisionit të Venedikut ka sqaruar që Ligji për përfaqësim të drejtë dhe adekuat ka marrë vlerësim pozitiv nga Komisioni i Venedikut, transmeton Portalb.mk.

Delegacioni qeveritar në Komisionin e Venedikut përfaqësohej nga zëvendëskryeministri Arben Fetai, profesoresha Tanja Karakamisheva Jovanovska dhe profesori Jeton Shasivari.

“Ligji për përfaqësim të drejtë dhe adekuat ka marrë një vlerësim pozitiv nga Komisioni i Venecias, me ç’rast konfirmohet se ai është plotësisht në përputhje me standardet evropiane dhe vlerat demokratike”, njoftoi Fetai.

Fetai vlerësoi që përmes ligjit do të mundësohet përfshirja e drejtë në punësim në organet e pushtetit shtetëror dhe institucionet e tjera publike në të gjitha nivelet, pa cenuar cilësinë dhe profesionalizmin.

“Deklarimi i përkatësisë etnike është plotësisht vullnetar dhe nuk shkakton asnjë pasojë negative në realizimin e të drejtave të qytetarëve, në përputhje me standardet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut dhe mosdiskriminimin. Karshi deklarimit vullnetar të përkatësisë etnike, ligji parasheh edhe dëshmi materiale nga kartat e identitetit dhe dokumentet e tjera zyrtare publike, për të parandaluar abuzimet e mundshme të vetëidentifikimit”, sqaroi Fetai.

Kujtojmë se pas shfuqizimit të “Balancuesit” në Maqedoni, ka mbi një vit që nuk ka zgjidhje ligjore që garanton përfaqësim të drejtë dhe adekuat të qytetarëve gjatë punësimit të tyre në institucionet shtetërore.

Gjykata Kushtetuese e RMV-së më 9 tetor 2024 me shumicë votash vendosi për shfuqizimin e “Balancues”-it, i cili ka rregulluar përfaqësimin e drejtë të komuniteteve në administratën shtetërore. Pas këtij vendimi, për punësimet në administratën publike nuk është mbajtur llogari për përkatësinë etnike. Për çështjen në fjalë pati reagime nga opozita se shqiptarët po anashkalohen për t’u punësuar bashkëqytetarët maqedonas. Nga ana tjerët, partia shqiptare në pushtet i mohon këto akuza.

Lënda për shfuqizimin e “Balancuesit” u hap pas një iniciative të dorëzuar nga përbërja e vjetër e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK) më 11 janar 2024, sepse, sipas tyre, me të bëhen abuzime gjatë punësimit