RMV, kredi të shpejta në kurriz të të tjerëve
“Dua të dhuroj, më duhet letërnjoftimi jot” është mesazhi në Facebook që do të ndryshojë jetën e Marisë. Mesazh që do t’i sjellë asaj shumë ankth, shumë borxhe – nga disa kredi të shpejta dhe turp që lejoi t’i ndodhë. Për shkak të atij turpi, ajo flet për BIRN me lutje që të mos përdoret emri i saj i vërtetë, por vetëm – Maria, shkruan Prizma në hulumtimin e fundit, transmeton Portalb.mk.
Mesazhi vjen pak ditë pas Vitit të Ri, pasi ka shpërndarë në Facebook thirrjen për ndihmë për djalin e sëmurë nga kanceri, ku kërkon donacione nga qytetarët humanë për kurim jashtë vendit.
Nuk është hera e parë që ajo ndan këtë lloj apeli, por edhe të dhurojë kur mundet dhe aq sa mundet. Por tani dëshira është edhe më e madhe, pasi pak muaj më parë ajo u bë edhe vetë nënë.
“Jam përballë Western (Union) tani”, i shkruan gruaja në Facebook, ndërsa i dërgon një foto të letërnjoftimit, shoqëruar me një foto të filialës për transfert të parave, përballë së cilës qëndron në moment.
Sqaron se ndodhet jashtë vendit dhe po mundohet të dhurojë për djalin e sëmurë, por transaksioni i është refuzuar, ndaj kërkon urgjentisht dikë në llogarinë e të cilit do t’i dërgojë paratë në Maqedoni.
Bashkëbiseduesja jonë është e përgjumur, po lufton me depresionin pas lindjes, por e gatshme për të ndihmuar, kështu që ajo dërgon gjithçka që gruaja kërkon në Facebook – një foto të letërnjoftimit, një faturë, numër shëndetësor… Në fund, ajo bën një selfie duke mbajtur letërnjoftimin para vetes, sepse në Western Union bëjnë kontrolle të hollësishme. Megjithatë, bëhet fjalë për para nga jashtë.
Është hera e parë që merr para në këtë mënyrë, ndaj nuk do të dyshojë kur të nesërmen gruaja t’i kërkojë një faturë të dytë, atë të bashkëshortit, për t’i dhuruar djalit të sëmurë edhe 100 euro. Ajo futet në majë të gishtave në dhomën e gjumit ndërsa ai fle për të bërë një foto dhe për të dërguar letërnjoftimin e tij.
Paratë do të mbërrijnë për një orë, e siguron gruan, për të cilën ajo e falënderon nga zemra.
Në emër të saj janë marrë dy kredi. Edhe një në emër të bashkëshortit. Vlera e tyre është rreth 170 mijë denarë. Të gjitha janë marrë me aplikim elektronik, por jo si para, por për produkte – inverter, TV, frigorifer…
Hulumtimin e plotë mund ta lexoni KËTU.