RMV, Komisioni për Sëmundje Infektive rekomandoi që COVID-19 të trajtohet si infektim i zakonshëm

Anëtarët e Komisionit për Sëmundje Infektive (KSI), do të propozojë deri te Qeveria t’i shfuqizojë masat për mbajtje të detyrueshme të maskave në transport publik, barnatore, spital dhe në shtëpi për persona të moshuar, njofton Portalb.mk.

Propozimi duhet të kalojë fillimisht në Ministrinë e Shëndetësisë, pastaj në Shtabin e Krizës të Qeverisë dhe në fund Qeveria ta miratojë vendimin.

“Pas mbledhjes së fundit edhe në Organizatën Botërore të Shëndetit, në të cilin Këshilli për urgjenca rekomandoi shfuqizimin e gjendjes urgjente për COVID-19, Komisioni ynë i shqyrtoi ato rekomandime dhe miratoi vendim për rekomandim deri te Ministra e Shëndetësisë dhe Qeveria, që të shfuqizohen të gjitha masat e detyrueshme dhe të bëjnë tranzicion, gjegjësisht ta trajtojmë kovidin si sëmundje infektive të zakonshme”, njoftoi Zllade Mehmedoviq nga KSI.

Megjithatë, Komisioni theksoi se në spitale, do të duhej të vendosej maskë si parandalim për infeksione interhospitale.

“Rekomandojmë edhe më tej që njerëzit që shkojnë për vizita në spitale, të shfrytëzojnë maska veçanërisht nëse janë në grup të rrezikut të lartë dhe nëse janë më të moshuar se 65-vjeç“, tha Mehmedoviq.

Në nivel javor, numri i rasteve me COVID është 66.

“Nuk ka persona të vdekur. Ato janë raste të lehta të cilat nuk janë në mbështetje respiratorë. Ky është proces i transferimit të pandemisë në proces të jetesës me kovidin. Virusi do të mbetet i pranishëm me ne, por edhe më tej do të kemi kujdes. Në lidhje me vaksinimin, ekzistojnë rekomandimet për vaksinim pasi që mu ai na solli deri tek imuniteti kolektiv”, tha Mehmedoviq.

Ndryshe, më 5 maj, OBSH e shpalli fundin e emergjencës shëndetësore globale të COVID-19. Ky ishte një hap i madh drejt fundit të pandemisë, si pasojë e të cilës kanë vdekur 6.9 milionë persona dhe është dëmtuar ekonomia globale.

Rastet e para me sëmundjen COVID-19 u regjistruan për herë të në fund të vitit 2019 në Vuhan të Kinës. Më pas, sëmundja u përhap në mbarë botën.

LEXO: OBSH e shpalli fundin e emergjencës shëndetësore globale të COVID-19