RMV, këto janë maturantët me rezultatet më të mira në provimin e maturës shtetërore (FOTO)

Leonid Todoroski nga shkolla e mesme e mjekësisë “Pançe Karagjozov” në Shkup, Matej Mitevski nga shkolla e mesme “Goce Dellçev” në Kumanovë, Edon Ademi nga shkolla e mesme “Zef Lush Marku” në Shkup, Çigdem Muarem nga shkolla private “Jahja Kemal” në Strugë, Gjylen Jagmur nga shkolla ndërkombëtare “Maarif” nga Tetova, si dhe Ognen Josifovski nga gjimnazi i Shkupit “Orce Nikollov” janë gjashtë maturantët që këtë vit fituan numrin më të madh të pikëve në maturën shtetërore. Meta.mk e siguroi rang listën të cilën e përgatiti Qendra Shtetërore e Provimeve (QSHP), transmeton Portalb.mk.

Pesë nga gjashtë nxënësit fituan numrin maksimal të pikëve në lëndën e gjuhës amtare, ndërsa nxënësi Ognen Josifovski ishte më i miri në lëndën angleze. Për fat të keq, ky sukses gjashtë më të mirëve në Maqedoni nuk do t’ua lehtësojë regjistrimin në fakultet.

Këta janë maturantët më të mirë të këtij viti:

Leonid Todorovski, SHMMQSH “Pançe Karagjozov” më i miri në lëndën e gjuhës maqedonase dhe literaturë
Leonid Todorovski, SHMMQSH “Pançe Karagjozov” më i miri në lëndën e gjuhës maqedonase dhe literaturë

 

Matej Mitevski, SHMPQ “Goce Dellçev” Kumanovë, më i miri në lëndën e gjuhës amtare dhe literaturës
Matej Mitevski, SHMPQ “Goce Dellçev” Kumanovë, më i miri në lëndën e gjuhës amtare dhe literaturës

 

Edon Ademi, SHMQSH "Zef Lush Marku" Shkup, më i miri në lëndën e gjuhës shqipe dhe literaturës
Edon Ademi, SHMQSH “Zef Lush Marku” Shkup, më i miri në lëndën e gjuhës shqipe dhe literaturës

 

Çigdem Muarem, "Jahja Kemal" Strugë, më e mira në lëndën e gjuhës turke dhe literaturës
Çigdem Muarem, “Jahja Kemal” Strugë, më e mira në lëndën e gjuhës turke dhe literaturës

 

Jagmur Gjylen, Shkolla Ndërkombëtare “Maarif”, më e mira në lëndën e gjuhës turke
Jagmur Gjylen, Shkolla Ndërkombëtare “Maarif”, më e mira në lëndën e gjuhës turke

 

Ognen Josifovski, SHMQSH "Orce Nikollov", më i miri në gjuhë dhe letërsi angleze
Ognen Josifovski, SHMQSH “Orce Nikollov”, më i miri në gjuhë dhe letërsi angleze