RMV, janë nënshkruar 51 aneks-marrëveshje dhe shpenzuar plus 2,1 milionë euro për renovim të ndërtesës së djegur të Inspektoratit të Ekologjisë

Për rindërtimin e objektit të Inspektoratit për Mjedis Jetësor në Shkup, ish-Banka Komerciale, e cila u kaplua nga flakët e zjarrit në vitin 2020, janë nënshkruar 51 aneks-marrëveshje. Nga filimisht të paraparat 6,6 milionë euro me marrëveshjen e firmosur, me anekset e reja janë paraparë edhe 2,1 milionë euro. Këtë e tregon raporti i Qendrës për Komunikime Civile (QKC) në kuadër të projektit “Mbikëqyrje publike ndaj prokurorimeve publike, shkruan sdk.mk, njofton Portalb.mk.

Për krahasim, për ndërtimin e autostradës Kërçovë-Ohër, i cili po ndërtohet 15 vite, janë nënshkruar 9 aneks-marrëveshje.

Rindërtimi, fillimisht i planifikuar të zgjasë 18 muaj dhe të kushtojë 6,6, milionë euro, ende nuk ka përfunduar pas pothuajse tre vite nga firmosja e marrëveshjes.

“Gjatë rindërtimi, Shërbimi për Punë të Përgjithshme dhe të Përbashkëta (SHPPP) dhe kompania ndërtimore kanë firmosur gjithsej 51 aneks-marrëveshje, prej të cilëve 10 në një ditë. Vlera e marrëveshjes fillestare me anekset është rritur për 2,1 milionë euro, gjegjësisht për 31 përqind në krahasim me shumën fillimisht të dakorduar, që është në kundërshtim me Ligjin për prokurorime publike, i cili mundëson rritje prej maksimum 20 përqindje. Në anekset e e firmosura janë evidentuar gjërat e paparashikuara gjatë ndërtimit dhe çdo tepricë të paraqitur. Vlera e kontratës bazë nuk është zvogëluar për mungesat, të cilat u regjistruan, por nuk janë kompensuar me tepricat”, thuhet në hulumtim.

Ndërkohë, nga SHPPP kërkohet të gjehet bazë juridike për dedikim të tepricave të evidentuara nga 1,1 milionë euro dhe t’i mundësojë kompanisë së ndërtimit “Bauer” t’i shfrytëzojë për realizim të pozitave të sapoparashikuara nga zgjidhjet e reja teknike dhe projekti i ri për Mbrojtje zjarrfikëse në ndërtesë. Ligji për prokurorime publike nuk mundëson dedikim të mungesave dhe shfrytëzimin e tyre në pozita të sapoparapara.

“Me punimet e paparashikuara të kryera prej rreth 1.2 milionë eurosh, tepricat në ndërtim prej 978 mijë eurosh dhe mungesat në ndërtim prej 1,1 milionë eurosh, rrjedh se projekti për rindërtimin e ndërtesës së vjetër të Bankës Komerciale është ndryshuar deri në 49 përqind nga specifikimi fillestar i projektit. Kjo qasje është problematike duke pasur parasysh qëndrimin e Gjykatës së Drejtësisë të BE-së se marrëveshjet e prokurimit publik mund të pësojnë ndryshime që nuk janë të rëndësishme. SHPPP ka rënë dakord dy herë të zgjasë afatin e ndërtimit, herën e parë deri në dhjetortë vitit 2025 dhe herën e dytë deri në qershor të vitit 2026. Duke pasur parasysh se afati i ndërtimit për këtë objekt shtetëror prej 18 muajsh nga ‘vënia në funksion’ ishte një kusht i përcaktuar në dokumentacionin e tenderit, ndryshimi i tij përbën shkelje të parimit të trajtimit të barabartë të operatorëve ekonomikë”, tregon hulumtimi nga Qendra për Komunikime Civile.

Në periudhën janar-qershor të vitit 2026, gjegjësisht vetëm për gjashtë muaj, “Bauer BG” duhet të realizojë 37 përqind nga rekonstruksioni i paraparë. Paraprakisht, në 2 muaj ka realizuar vetëm 63 përqind. Edhe pse marrëveshja parashikon gjoba dakorduese në rast të vonesës nga ana e realizuesit, SHPPP deri tani nuk ka ndërmarrë aktivitete për zbatimin e tij me qëllim të mbrojtjes së resurseve publike.