Jetëgjatësia në Maqedoni është pesë vjet më pak se në BE, gratë jetojnë 4,4 vjet më gjatë se burrat
Jetëgjatësia mesatare në Bashkimin Evropian është 81,5 vjet, ndërsa në Maqedoninë e Veriut është 76,6 vjet. Këto shifra dallohet nga rajoni në rajon, madje jetëgjatësi më të lartë tëpritur ka në rajonin spanjoll Komunidad de Madrid – 85,7 vjet, ndërsa më i ulti është në veriperëndim të Bullgarisë me 73,9 vjet, njofton Portalb.mk.
Gratë në nivel të BE-së pritet të jetojnë 5,2 vjet më shumë se burrat, ndërsa në Maqedoninë e Veriut 4,4 vjet. Ky dallim jashtëzakonisht varion midis vendeve të BE-së, madje në Letoni pritet që gratë të jetojnë 9,8 vjet më gjatë se burrat, ndërsa dallim gjinor më të ulët ka në Holandë – 2,8 vjet.
Sipas të dhënave të Eurostat-it, në vitin 2024 jetëgjatësia e pritur mesatare gjatë lindjes në BE ka qenë 81,5 vjet, që tregon në rritje prej 0,1 vjet në krahasim me vitin 2023. Jetëgjatësia e pritur ëstë zvogëluar në vitin 2020 (80,4 vjet) dhe në vitin 2021 (80,1 vjet) për shkak të pandemisë së kovid-19, por prej atëherë po përmirësohet de arriti vlera më të larta sesa në vitin 2019 (81,3 vjet).
Në nivel rajonal, katër rajone kanë jetëgjatësi prej 85 vjet ose më shumë: rajoni spanjoll Komunidad de Madrid (85,7 vjet), rajonet italiane Trento dhe Bolcano dhe rajoni i kryeqytetit suedez Stokholm, të gjithë me 85 vjet.
Midis pesë rajoneve të BE-së me jetëgjatë më të ulët të pritur gjatë lindjes, tre ishin në Bullgari – rajoni veriperëndimor (73,9 vjet), qendror verior (74,9 vjet) dhe verilindor (75,4 vjet).
Eurostat nuk ka vlerësim për jetëgjatësinë e popullatës në Maqedoni për vitin2024, ndërsa sipas Përvjetorit statistikor për vitin 2025 të Entit Shtetëror të Statistikës, jetëgjatësia e pritur për periudhën 2022 – 2024 ka qenë 76,63 vjet, me çka jetëgjatësia e grave ka qenë 78,86 vjet, ndërsa i burrave ka qenë për 4,4 vjet më i ulët – 74, 48 vjet.
Jetëgjatësia e pritur gjatë lindjes shënon rritje prej 1,3 vjet krahasuar me periudhën 2021-2023, kur ka qenë 75,32 vjet, gjegjësisht 2,2 vjet krahasuar me periudhën 2020-2022. Në vitin 2021 është shlnuar rënie e jetëgjatësisë së pritur në vend për tre vjet e pesë muaj, në krahasim me vitin 2018, kur ishte 76,7 vjet.