Endre Bojtar: Qeveria e re hungareze do të vendosë se kush do të jetë kryeministër i Maqedonisë

Qeveria e re hungareze do të vendosë se kush do të jetë kryeministër i Maqedonisë, thotë në intervistë për Nezavisen.mk gazetari i njohur hungarez Endre Bojtar, njofton Portalb.mk.

Ai e nxjerr këtë nga rezultati i mundshëm i zgjedhjeve në Hungari.

“Duke se qeveria e ardhshme në Hungari, pa dallim se nëse do ta kryesojë Orban ose Magjar, në mënyrë efikase do të vendosë se kush do të vendosë se kush do të jetë kryeministër i Maqedonisë. Nëse fiton Orban, Gruevski me siguri do të qëndrojë në Budapest. Por, nëse fiton Magjar, ai do të mund të ekstradohet në Maqedoni – ndërsa kjo do të ishte problem për Mickoskin“, thotë Bojtar.

Ai potencoi se në qoftë se vjen deri në ndërrim të pushtetit në Hungari, është e mundur që të ketë hetim për huanë e Hungarisë për Maqedoninë, si epilog juridik i këtij rasti.

“Shpresoj për këtë. Por, motivet politike janë të qarta edhe tani. Orban dëshiron të ndërtojë ndikim politik në rajon dhe është i gatshëm të paguajë për të. Normat e interesit të kredive që i merr shteti hungarez janë rreth 6 përqind, ndërsa Orban i jep Maqedonisë kredi prej 3,25 përqind. Dallimi në çmim është diçka që Orban është i gatshëm ta paguajë që ta finalizojë ndikimin politik ndaj qeverisë së Hristijan Mickoskit“, thotë gazetari hungarez. “Motivet politike për kreditë e lira të Orbanit për Maqedoninë janë të qarta: Ai është i gatshëm të paguajë të ketë ndikim ndaj qeverisë së Mickoskit“.

Në pyetjen se nëse Mickoski mund të jetë i qetë se nëse fiton Peter Magjar dhe se nëse kjo hap mundësi që Gruevski të ekstradohet në Maqedoni që ta vuaj dënimin me burg, Bojtar thotë se kjo është pyetje e vështirë që kërkon përgjigje më të vështirë.

“Kjo është pyetje tejet e vështirë. Edhe më e vështirë është që të gjehet përgjigje. Kjo mund të reduktohet në interpretimin e ekspertëve juridik. Sipas informacioneve të kufizuara për njerëzit të cilët merren me politikën e jashtme të Peter Magjarit, kjo nuk është në axhendën e tyre. Çfarë do të thoshte për Mickoskin nëse Peter Magjar fiton? Nëse do të isha Mickoski, do t’i afrohesha menjëherë Magjarit dhe do t’i kërkoja që ta mbante Gruevskin në Budapest deri në njoftim të mëtejshëm”, u përgjigj gazetari i njohur hungarez Endre Bojtar.

Bojtar ka njohuri të jashtëzakonshme jo vetëm për politikën, por edhe për shoqëritë në rajon. Për shembull, ai ka përkthyer në hungarisht shkrimtarët e famshëm Danillo Kish dhe Borisllav Pekiq dhe dukshëm ai e njeh edhe situatën politike në Maqedoni në detaje të shkëlqyera.

Ndryshe, ish-kryeministri maqedonas Nikolla Gruevski është arratisur në Hungari në vitin 2018, pas ndjekjes nga organet gjyqësore maqedonase për shpërdorim të detyrës zyrtare.

Ai është dënuar me 14 vjet burgim për gjashtë vepra penale, disa prej të cilave janë vjetërsuar për shkak të ndryshimeve të Kodit Penal, me të cilat u zvogëluan dënimet dhe vjetërsuan veprat penale.