RMV, u gjetën dy vajzat nga Struga që u zhdukën para dy ditëve

Në Shkup janë gjetur dy vajzat nga rrethina e Strugës, të cilat ishin zhdukur prej dy ditësh, shkruan 360 Gradë, transmeton Portalb.mk.

Dy vajzat, sipas Ministrisë për Punë të Brendshme (MPB), që është raportuar se janë larguar nga shtëpia, janë gjetur dhe janë kthyer.

Zëdhënësi i Sektorit për Punë të Brendshme (SPB), Stefan Dimoski, bëri të ditur se të miturat janë gjetur në Shkup dhe do t’u dorëzohen prindërve të tyre.

“Policët nga Njësia e Ndërhyrjes së Shpejtë (NjNSh) ‘Qendër’ dhe ‘Bit Pazar’ të SPB Shkup, sot në qendër të Shkupit kanë gjetur dy vajzat e mitura A. S., 15 vjeçare nga fshati Lozhan dhe T. P., 14 vjeçare nga fshati Moroishtë dhe do t’u dorëzohen prindërve të tyre”, tha Dimoski.

Dy të miturat, sipas MPB-së, janë raportuar të mërkurën në mbrëmje në Stacionin Policor në Strugë se janë larguar nga shtëpia, nga nëna e njërës prej vajzave.