RMV, janë arrestuar 10 persona, është shkatërruar një grup i kriminelëve

Në një operacion të koordinuar policor sot nëpunësit policor nga liria kanë privuar 10 persona, prej të cilëve katër nga Gjevgjelia, tre nga Strumica, dy nga Struga dhe një person nga Demir Kapia, kumtuan nga Ministria e Punëve të Brendshme, njofton Portalb.mk.

Madje, janë realizuar bastisje në katër lokacione në Strumicë, Strugë, Gjevgjeli dhe Manastir dhe janë siguruar dëshmi materiale, gjegjësisht të holla dhe sasi më e madhe e drogës narkotike e cila vjen nga një subjekt juridik i regjistruar për ushtrim të veprimtarisë për kultivim të bimëve për erëza, aromatike dhe mjekësore të destinuara për qëllime mjekësore.

Personat e arrestuar, thuhet në kumtesë, do të nxirren para gjykatësit të procedurës paraprake, droga e gjetur do të jepet në ekspertizë, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit, në koordinim me prokurorin publik, do të dorëzohet kallëzim penal sipas neni 215 paragrafi 3 nga Kodi Penal – “prodhim i paautorizuar dhe lëshim në qarkullim të drogave narkotike, substancave psikotropike dhe prekursorëve”.

Operacioni është realizuar nga Sektori për shkatërrim të krimit të organizuar dhe serioz – Sektori për hetime kriminalistike – Njësiti për tregti të palejuar me drogë pranë Byrosë për Siguri Publike, me qëllim zë shkatërrimit të grupit të organizuar kriminel i cili ka vepruar në disa lokacione në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

“Trupi ka qenë i involvuar në organizimin, furnizimin, shitjen dhe lëshimin në qarkullim të marihuanës. Njëherit, nga tetori i vitit 2023 kur filloi aksioni janë ndërmarrë disa masa operative-teknike dhe aktivitete për shkatërrim të grupit”, thuhet në kumtesën nga MPB-ja.