RMV-ja midis vendeve me numër më të madh të sulmeve në tru, në botë nga kjo sëmundje në çdo katër minuta vdes nga një person

Maqedonia e Veriut është në zonën e kuqe gjatë matjeve botërore të mundësisë për nga sulmet në tru, ndërsa sipas mjekëve, sëmundja është shumë serioze, sipas shkallës së vdekshmërisë, është në vendin e dytë pas sëmundjeve kardiovaskulare, shkruan 360 Gradë, njofton Portalb.

Shqetëson fakti që edhe në Maqedoninë e Veriu dhe në botë, goditje në tru kanë personat pas të 40-tave.

Mjekët apelojnë që qytetarët të kujdesen për jetë të shëndetshme që në vegjëli. Paralajmërojnë se konsumimi i kokainës në vend është në rritje, e cila është shkaktari i parë për goditje në tru.

Kjo ditë shënohet më 29 tetor që të theksohet natyra serioze dhe shkalla e lartë e goditjes në tru, që të ngritet vetëdija për parandalim dhe trajtim të gjendjes dhe të sigurohet kujdes dhe mbështetje më e madhe për pacientët.

Qytetarët e Shkupit, Koçanit dhe Tetovës sot kishin mundësi që përmes aktiviteteve të ndryshme të njoftohen me arsyet dhe pasojat nga kjo gjendje.

Në pajtueshmëri të statistikës botërore, çdo të 40-n sekondë një person paraqitet me sulm në tru, ndërsa çdo të katërtën minutë ndonjë person me sulm në tru përfundon me rezultat fatal, informoi kryetarja e Shoqatës neurologjike të Maqedonisë, prof. dr. Dragana Petrovska-Cvetkovska, në ngjarjen që sot u mbajt në Shkup në sheshin “Maqedonia”.

Petrovska-Cvetkovska theksoi se qëllimi i ngjarjes është që të ngritet vetëdija tek popullata për atë se çfarë paraqet sulmi në tru, se si të njihet dhe se si të reagohet.

“Duhet të bëhet reagim më urgjentisht, sepse truri është kohë, gjegjësisht koha është truri dhe për ne çdo sekondë është e vlefshme që të shpëtojmë territor sa më të madh që është e  mundur të qelizave nervore”, theksoi ajo dhe shtoi se një e treta e pacientëve kurohen nga e gjithë kjo krizë pa pasoja, një e treta e pacientëve përfundojnë me invaliditet të rëndë, ndërsa kanë përfundim fatal.

Siç deklaroi mjekja, të dhënat botërore flasin se për fat të keq, shteti ynë ndodhet në kartë në zonë të kuqe, gjegjësisht si lidhur me shkallën e morbiditetit, ashtu edhe lidhur me shkallën e mortalitetit.

Kryetari i Shoqatës së kardiologjisë e Maqedonisë, prof. dr. Marijan Boshevski theksoi se tre kafe në ditë e zvogëlon shpeshtësinë e ndodhive kardiovaskulare.

“Tre kafe në ditë e zvogëlon shpeshtësinë e ngjarjeve kardiovaskulare, pesë deri në gjashtë verëra të kuqe gjatë javës nga 180 mililitra e zvogëlojnë gjithashtu shpeshtësinë e sëmundjeve kardiovaskulare, gjegjësisht qarkulluese. Këtu nuk duhet të evitohet forsimi i aktiviteteve fizike dhe mënyrës së jetesës së shëndetshme, hedhje të gjithë asaj që është e padëshiruar, siç është pirja e duhanit”, tha Boshevski.