RMV, greva e kontrollorëve të trafikut ajror është shtyrë, aeroplanët megjithatë do të fluturojnë

Pas disa orësh negociata në Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve me ministrin Bllagoj Boçvarski, Sindikata e kontrollorëve të trafikut ajror dhe tre drejtorët e Navigacionit maqedonas (M-Nav) arritën marrëveshje për vendosjen në pauzë të grevës së kontrollorëve të paralajmëruar për 12 tetor, transmeton Portalb.mk.

Megjithatë, sipas kontratës, të gjitha kërkesat e Sindikatës do të duhet të plotësohen deri në fund të muajit. Boçvarski premtoi se do të mbikëqyrte personalisht zbatimin.

“Vazhdojmë me koordinim të përbashkët të punojmë për realizimin e plotë të angazhimeve të marra nga të dyja palët. Ramë dakord që të punojmë në ngritjen e nivelit të transparencës për të gjitha çështjet, deri në përgatitjen e studimit që do të japë drejtimet e ardhshme për zhvillimin e ndërmarrjes. Njoftojmë opinionin publik se greva do të shtyhet, për t’i dhënë hapësirë ​​tejkalimit të çështjeve të hapura”, njoftuan mbrëmë nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve.

Nga aty shtojnë se Ministria së bashku me menaxhmentin e M-Nav qëndron për zbatimin e kërkesave të Sindikatës.

Kërkesat e Sindikatës së Kontrollorëve të Trafikut Ajror janë: përmirësimi i kushteve të punës në Kontrollin e Trafikut Ajror, zëvendësimi i pajisjeve të vjetruara me të reja dhe vendosja e “përzgjedhjes normale të personelit të kërkuar për punësim”.

Kujtojmë se më 2 tetor, Sindikata e kontrollorëve të trafikut ajror paralajmëroi grevë për ditën e sotme për shkak të problemeve të siç thanë, akumuluara nga menaxhmenti i MNAV, kushteve të këqija të punës dhe shpalljeve të montuara. Ata pohojnë se për shkak të teknologjisë së vjetër, trafiku ajror mbi qiejt e Maqedonisë është zvogëluar fort këtë verë.

Sindikata akuzoi punësimin partiak-klientist të njerëzve me porosi, plus arsimim joadekuat, deri në mbipunësim në Kontrollin e Trafikut Ajror.