RMV, kontrollorët ajror do të hyjnë në grevë më 12 tetor për shkak të punësimeve partiake dhe kushteve të këqija

Sindikata e kontrollorëve të trafikut ajror paralajmëron grevë për 12 tetor për shkak të problemeve të akumuluara nga menaxhmenti i MNAV, kushteve të këqija të punës dhe shpalljeve të montuara. Ata pohojnë se për shkak të teknologjisë së vjetër, trafiku ajror mbi qiejt e Maqedonisë është zvogëluar fort këtë verë, transmeton Portalb.mk.

Sindikata akuzon punësimin partiak-klientist të njerëzve me porosi, plus arsimim joadekuat, deri në mbipunësim në Kontrollin e Trafikut Ajror. Situata aktuale, sipas Sindikatës, është në lartësinë e thirrjes: “Çdo nënë që ka humbur një fëmijë, të vijë ta gjejë në MNAV”.

“Më ashpër reagojmë ndaj parregullsive të mëparshme në pjesën profesionale – mënyrën e përzgjedhjes, rishpërndarjen e portierëve brenda natës në Kontrollin e Trafikut Ajror, si këshilltarë të këshilltarëve për çështje këshillimore, pastaj në punë fiktive në departamentin e burimeve njerëzore, si ndihmës të kontrollorëve të fluturimit, të cilin më pas e stërvitim, etj. Fillimisht, menaxhmenti publikon shpallje, pastaj pa praninë tonë, me të ashtuquajturat e tyre përzgjedhje, punësojnë si portier. Brenda natës na informojnë: ‘Nga nesër keni të rinj në stërvitje’. Me këtë, paga e atyre portierëve të paditur rritet për 30.000 denarë brenda natës. Kemi pasur një rast që një kolege e sapo punësuar sot ka qenë roje, ditën e tretë ka ardhur në Kontrollin e Trafikut Ajror me 500 euro rrogë plus, ditën e katërt ka shkuar në pushim të lehonisë”, thotë Aleksandar Tasevski, kryetare e Sindikatës së Kontrollorëve të Trafikut Ajror.

Kontrollorët kërkuan që të shpallej tender që të vinte një kompani e huaj e certifikuar dhe të bënte analizë financiare dhe gjithëpërfshirëse, krahasime me kontrollin evropian të trafikut ajror dhe më pas të thoshin sa punonjës duhen, çfarë profili, diplomash dhe titujsh, të gjitha këto  për funksionimin normal të këtij segmenti shumë të rëndësishëm jo vetëm për vendin tonë, por edhe për trafikun ajror ndërkombëtar, pjesë e të cilit ne jemi.

Tre drejtorët kanë nxjerrë shpallje, por kanë vënë një vlerë prej vetëm 8 mijë eurosh, që askush të mos aplikonte. Dhe jo vetëm kaq, shpallja zgjati vetëm 5 ditë, që askush të mos mblidhte asnjë dokument.

“Për analizë që do të zgjaste të paktën 6 muaj, me ekspertë nga jashtë me përvojë të tillë, të cilët do tëjetonin në Shkup për një kohë të gjatë, dhe ju shkruani vetëm 8000 euro, vërtet duhet të keni dëshirën që askush të mos aplikojë në shpalle”, thotë kryetari i Sindikatës.

Një nga kërkesat prioritare me grevën e paralajmëruar është që tash e tutje të gjitha shpalljet për punësim të mos jenë më të shkurtra se 15 ditë. Deri më tani kanë zgjatur vetëm tre ditë secila, pasi Sindikata dyshon se me shumë gjasa janë manipuluar. Shpalljet zakonisht publikoheshin të premteve, mbylleshin të hënën, që ata që nuk duhej të hynin, të mos i shihnin, e aq më pak të hiqnin dokumente për mos-ndëshkim.

Tasevski gjithashtu akuzon se menaxhmenti në vend që të blejë nistem të ri të kontrollit të trafikut ajror dhe të zëvendësojë atë ekzistues të vitit 1999, ka vendosur të shpenzojë gati 500 mijë euro për rinovimin e një garazhi të avionëve, në të cilin kanë ngjitur edhe pllaka. Me ato para do të ishte ndërtuar një godinë e re e kontrollit të trafikut ajror, reagon Sindikata e Kontrollorëve të Trafikut Ajror.

Leja e përdorimit të garazhit me vlerë gjysmë milioni euro u mor mezi dhe kishte karakter të përkohshëm.

“Këtë verë, kapaciteti i fluturimit ra, sepse teknologjia 22-vjeçare nuk mund të mbulonte kaq shumë avionë. Për të mos mbinxehur sistemi, ne refuzuam kërkesat për fluturime mbi fluturime.”

Në vitin 1999, Maqedonia ishte lider në Ballkan me sistemin e kontrollit të trafikut ajror. Që atëherë, Serbia ka ndryshuar 5 sisteme. Një sistem më i ri u ble në vitin 2014, por vetëm tani është sjellë për instalim. Tani edhe kjo është e vjetëruar.

Greva e kontrollorëve do të jetë edhe për shkak të kushteve të këqija të punës.

“Ka kohë që nuk ka ujë për pije, as për larje, as për nevoja fiziologjike në Kontrollin e Trafikut Ajror. Kapakët e guaskës vece janë mbyllur, sepse presioni ose është i dobët, ose nuk ka fare ujë. Është një problem që zgjidhet me 2-3000 euro”, reagon Sindikata.

Në një prononcim të shkurtër për Sdk.mk, drejtori Fahrudin Hamidi tha se nuk do të përgjigjet individualisht për të gjitha këto çështje, për arsye se respekton të drejtën e grevës. Ai thotë se po punohet intensivisht për zgjidhjen e të gjitha këtyre problemeve dhe për këtë është në komunikim të vazhdueshëm me Sindikatat dhe Shoqatën e Kontrollorëve të Trafikut Ajror.