RMV, Gjykata Kushtetuese dyshon se 14 komuna kanë interpretuar në mënyrë të kundërligjshme rregulloret që kanë miratuar vetë

Gjykata Kushtetuese ka nisur procedurat dhe ka ngritur lëndë me iniciativë të saj për punën e 14 komunave. Gjykata Kushtetuese bën me dije se gjykata dyshon se 14 komuna, pa kompetencë ligjore, kanë paraparë kompetencë për interpretimin autentik të rregulloreve që nxjerrin vetë, transmeton Portalb.mk.

Kjo do të ishte e mundur nëse ligjvënësi do ta përcaktonte një kompetencë të tillë, gjë që tani nuk është kështu”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Kushtetuese.

Nga Kushtetuesja thonë se do të vlerësohet ligjshmëria dhe kushtetutshmëria e akteve komunale. Por nga aty shtojnë edhe se gjykata ka marrë vendim për ndalimin e ekzekutimit të akteve apo veprimeve individuale që dalin nga dispozitat kontestuese në Rregulloren për punë në komuna dhe i referohen një interpretimi autentik.

“Gjykata në periudhën e kaluar me iniciativë ka ngritur 72 lëndë, të cilat përmbajnë një interpretim autentik të komunave të ndryshme dhe tashmë është duke vepruar sipas tyre”, shtoi Gjykata Kushtetuese.

Komunat për të cilat Kushtetuesja ka ngritur raste janë Kumanovë, Krivogashtani, Shën Nikolelë, Koçan, Demir Hisar, Bosilova, Dojran, Çuçer Sandevë, Radovish, Çeshinovë-Obleshevë, Demir Kapi, Gjorçe Petrov, Probishtip, Pehçevë.