RMV, Debat: ekzistojnë rreziqe serioze nga korrupsioni në gjyqësi, ndërsa zgjidhja është të punohet në rrënjët e problemeve

Mungon tërësia, disiplina dhe konsistenca në aplikimin e zgjidhjeve dhe mekanizmave për reformat në drejtësi. Ndaj vendimeve të gjykatësve ndikojnë kolegët e tyre, eprorët, si dhe anëtarët e Këshillit Gjyqësor, politikanët dhe biznes elita. Ky është konkluzioni nga debati “Si të kemi një gjyqësor të pavarur?” të cilin Instituti për demokraci sot e organizoi dhe në të cilin u diskutua për punën e Këshillit Gjyqësor dhe reformat në gjyqësor, njofton Portalb.

Misha Popoviq, udhëheqës i qendrës për menaxhim të mirë pranë Institutit për demokraci “Societar Civilis”-Shkup tha se ideja për organizimin e debatit ka dalë nga nevoja që të hapet diskutim dhe të përforcohet në opinion presioni ndaj gjyqësorit, ndërsa e nxitur nga dy gjendje të parakodokohshme – puna e Këshillit Gjyqësor dhe publikimi i vlerësimit të rreziqeve nga korrupsioni i OSBE-së i cili tregon për rreziqe serioze të korrupsionit në punën e gjyqësorit.

“Rezultatet nga hulumtimi tregojnë se ekzistojnë dy grupe të cilët ndikojnë ndaj punës së gjykatësve. Grupi i parë janë kolegët e gjykatësve, horizontalisht dhe eprorët gjykatës. Grupi i dytë janë politikanët, Këshilli Gjyqësor dhe elitat e biznesit”, thotë Popoviq.

E njëjta po përsëritet tashmë 30 vite. Edhe pse investohet në gjyqësi, avancohen kushtet në të cilat punojnë, kanë sistem AKMIS, avancohen procedurat, metodologjia, kemi ardhur në situatë që vetë gjykatësit të mos i besojnë sistemit, potencoi Uranija Pirovska, drejtoreshë ekzekutive e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut.

“Është e rrënjosur përshtypja se në gjyq mund ta përjetoni drejtësinë vetëm nëse keni një lidhje të përshtatshme politike ose para. Ndonjëherëedhe nuk është patjetër t’i afrohet ose paraqitet një politikan që të veprojnë në mënyrë të caktuar. Ata sapo të përmendet struktura qeveritare kthehen si kukulla dhe veprojnë në drejtimin në të cilin konsiderojnë se është i dëshiruar”, potencoi Pirovska.

Sipas saj, nga ky mentalitet mund të lirohemi nëse lufrojmë që të mos ekzistojnë dilemat si për shembull “çfarë me anëtarët e Këshillit Gjyqësor që duhet të jenë lëndë e procedurës”.

“Këshilli Gjyqësor ka kryetar jolegjitim, ky organ të veprojë në mënyrë jolegjitime, egër dhe të gjithë heshtin. Ata nuk ndjejnë përgjegjësi ndaj opinionit, seancat që i mbajnë janë farsë. Kush do të na shpëtojë nga emërimet e ardhshme të gjykatësve të cilët dukshëm se kanë ngarkesë për veprim joadekuat dhe të pandershëm dhe janë të lidhur me strukturën politike? Ndoshta duhet të mendojmë edhe në drejtim të asaj që të ketë komision të posaçëm i cili do të vendosë për parashtresat e ngritura për anëtarët e Këshillit Gjyqësor”, shtoi Pirovska.

Darko Avramovski, drejtor ekzekutiv i Koalicionit “Të gjithë për gjykim të drejtë” konsideron se që të gjejmë ndonjë zgjidhje fillimisht duhet të kemi të ashtuquajtur diagnozë adekuate.

“Një nga arsyet se pse një pjesë e reformave në gjyqësi janë treguar si të pasuksesshme është mungesa e asaj se cilët faktorë duhet të jenë të adresuar, ndërsa pastaj edhe në atë se cilët do të ishin masat më adekuate të cilat duhet të ndërmerren që të ketë rezultate adekuate. Nëse i shikoni hulumtimet nga sektori joqeveritar disa vite më parë, në fakt ne kemi problem me mungesën e tërësisë, disiplinës dhe konsistencës në aplikimin e zgjidhjeve dhe mekanizmave të cilët faktikisht i kemi”, thotë Avramovski.

Sipas tij, duhet të gjinden mënyra se si të gjehen njerëzit e duhur të cilët do të jenë në Këshillin Gjyqësor dhe Këshillin e prokurorëve publikë dhe se duhet të fillojnë të zgjidhen punët nga rrënja.

“Megjithatë kjo nuk do të thotë se duhet të koncentrohemi vetëm në punën e këshillave. Duhet të gjejmë mënyrë se si gjykqtësit dhe prokurorët të kenë pjesëmarrje esenciale në proceset e këtilla reformuese”, shtoi ai.

Debati ishte i organizuar si pjesë e projektit “Nxitje e debatit publik për antikorrupsionin” i cili ka synon drejt mbështetjes së procesit reformues në Maqedoninë e Veriut përmes përforcimit të agjendës reformuese në sferën e qeverisjes së të drejtës, ndërsa për realizim të këtij qëllimi parashikon bashkëpunim dhe konsultim me të gjithë faktorët relevant. Projekti është i mbështetur nga Fondi kombëtar për demonraci.