RMV, çdo i treti adoleshent ka depresion, të rinjtë luftojnë në heshtje për shkak stigmatizimit
Çdo i treti adoleshent ka deklaruar se ka simptoma të depresionit. Gjasat që të paraqesin simptoma të depresionit janë për gjashtë herë më të mëdha te vajzat se sa te djemtë. Rreth 42% prej adoleshentëve kanë paraqitur se kanë përjetuar simptoma të mesme deri në serioze të ankthit, ndërkaq ka pasur paraqitje të intensitetit më të lartë të mendimeve vetëvrasëse si pasojë e depresionit dhe frikës nga Covid19.
Këtë e ka treguar hulumtimi i USAID, UNICEF dhe Ministrisë së Shëndetësisë për shëndetin mendor të fëmijëve dhe prindërve të tyre gjatë kohës së pandemisë së kovidit. Në këtë temë, sot u diskutua në konferencën e organizuar nga UNICEF, transmeton Portalb.mk.
“Edhe përskaj kësaj, më shumë se gjysma e të anketuarve që kanë deklaruar se kanë nevojë për shërbimet e shëndetit mendor, nuk kanë kërkuar shërbime të tilla. Shumë fëmijë dhe adoleshentë luftojnë në heshtje, për shkak të stigmatizimit ose pasi që nuk ka iniciativa të mjaftueshme që e promovojnë dhe mbrojnë shëndetin mendor dhe kujdesin për ata të cilët e kanë të nevojshme. Çmimi i kësaj heshtjeje mund të llogaritet në kapitalin e humbur njerëzor, ndërkaq ajo ndikon ndaj harmonisë dhe prosperitetit të familjeve, komuniteteve dhe shteteve”, tha Patricija Di Xhovani, përfaqësuese e UNICEF.
Në konferencë, fjalim mbajti edhe Elizabeta Gjorgjievska, bashkëshorte e presidentit Stevo Pendarovski, e cila tha se gjatë viteve të kaluara janë bërë hapa në kontekst të ngritjes së vetëdijes për shëndet mendor dhe shkatërrim të stigmatizimit lidhur me atë.
“Gjithnjë e më shumë flasin për luftërat e tyre me shëndetin mendor. Gjithnjë e më shumë diskutohet për korrelacionin mes shëndetit mendor dhe shëndetit fizik. Por, dukshëm kemi edhe shumë punë. Edhe si individë, edhe si kolektiv”, tha Gjorgievska.
Gjatë jetës së tyre, fëmijët dhe të rinjtë shijojnë shkallë të ndryshme të shëndetit mendor dhe mirëqenies. Sipas të dhënave globale, 1 prej 10 fëmijëve shijojnë edhe probleme me shëndetin mendor.
Përveç` studentët për adoleshentët, është punuar edhe studim për shëndetin mendor te gratë gjatë periudhës së shtatzënisë, e cila tregon se mbi 54% e nënave kanë paraqitur simptoma serioze të depresionit, nuk arrijnë të vendosin lidhje emocionale me foshnjën, dhe mu kjo është faktor për shëndetin dhe zhvillimin e fëmijës, por gjithashtu edhe për shëndetin mendor dhe mirëqenien e nënës.
Në konferencë gjithashtu u theksua se fëmijët duhet të mësojnë në shkolla të cilat sigurojnë rreth të sigurt dhe mbrojtës pa dhunë.
“Në këtë kontekst, UNICEF me mbështetje nga USAID ka punuar me Byronë për Zhvillim të Arsimit që t’u ofrohet mundësi shkollave ta promovojnë shëndetin mendor pozitiv dhe mirëqenien, ta përforcojnë rezistencën dhe të ndërtojnë shkathtësi jetësore te nxënësit, të luftojnë kundër stigmatizimit dhe ta përforcojnë qasjen deri te shërbimet për mbështetje të shëndetit mendor”, u tha në konferencë.
Si rezultat i kësaj, 60% e të punësuarve në shkolla, përfshirë edhe psikologë dhe pedagogë kanë realizuar trajnime për hyrje në programin për shëndet mendor dhe mbështetje psikosociale. Gjithsej 3.000 mësues të shkollave fillore janë trajnuar për zbatimin e modulit për shëndet mendor si pjesë të Konceptit Nacional për Arsim Fillor.