Djaloshi që vrau nxënësit në Beograd ka pasur listë, plan dhe koktej molotovi, u arrestua edhe babai i tij

Policia serbe konfirmoi se tetë fëmijë vdiqën kur një 14-vjeçar filloi të qëllonte në shkollën Vladislav Ribnikar në Beograd. Mësuesi i historisë, për të cilin disa media raportuan se ishte vrarë, mbeti vetëm i plagosur, transmeton Portalb.mk.

Roja u përpoq të parandalonte tragjedinë, pas së cilës edhe u vra. Një mësues ka mbetur i plagosur dhe ndodhet në gjendje të rëndë. Pesë fëmijë ndodhen në klinikën e fëmijëve, raporton H1.

Gjashtë fëmijë dhe një mësues janë lënduar, konfirmon Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë.

Drejtori i klinikës së fëmijëve, Sinisha Duçiq, thotë se pas të shtënave janë pranuar tre fëmijë. Dy djem kanë plagë me armë zjarri në gjymtyrët e poshtme dhe janë në gjendje të mirë të përgjithshme, ndërsa vajza është dërguar menjëherë në skaner dhe në sallën e operacionit. Operacioni është në zhvillim e sipër.

I mitur Kosta K. (14), i cili ka kryer këtë krim, është nxënës i asaj shkolle dhe është gjetur dhe arrestuar në oborrin e shkollës.

Në rrugën “Svetozar Markoviq” disa dhjetëra prindër janë ende presin para shkollës për shkak se fëmijët e tyre ishin në klasën VII2, ku ndodhi tragjedia.

Nëna e njërit prej nxënësve në ShF “Vlladisllav Ribnikar” në Vraçar u tha gazetarëve se fëmija i saj është në shok të plotë dhe se nuk mund ta qetësojnë pas stresit që ka pësuar.

Fatmirësisht, fëmija i saj mbeti i padëmtuar, por ajo thotë se do ta lërë të traumatizuar thellë.