Reprezentacioni i Maqedonisë së Veriut me trajner të ri

Federata e Futbollit të Maqedonisë (FFM) ka vendosur që trajneri aktual, Bllagoja Milevski, mos të vazhdojë me drejtimin e reprezentacionit, ashtu që deri më 25 dhjetor do të vendoset për trajnerin e ri, transmeton Portalb.mk.

“Bordi Drejtues i Federatës së Futbollit të Maqedonisë (FFM) në seancën e sotme vendosi të mos ia vazhdojë kontratën trajnerit kryesor përfaqësues “A” të Maqedonisë, Bllagoja Milevskit, mandati i të cilit skadoi më 30 nëntor 2025, dhe që nga viti 2014 ishte i përfshirë në punën e dy ekipeve më të rëndësishme të përfaqësueses së Maqedonisë”, njoftoi Federata.

Federata përkujtoi që Maqedonia e Veriut në periudhën ë Milevskit ka zhvilluar 48 ndeshje, prej tyre 18 fitore edhe 14 barazime.

“Bordi Drejtues i FFM-së do të marrë vendim për emërimin e një drejtuesi të ri të ekipit kombëtar të Maqedonisë jo më vonë se 25 dhjetori 2025”, sqaruan nga Federata.