Rekord i ri transaksionesh në rrjetin e Bitcoin

Bitcoin vendosi një rekord të ri gjatë kësaj jave për numrin ditor të transaksioneve nisur nga interesi në rritje për Ordinals, një protokoll i cili zgjeron mundësitë e përdorimit të blockchain, transmeton PcWorld.al.

Numri ditor i transaksioneve të Bitcoin kërceu në 682,300 ditën e Hënë sipas të dhënave të BitInfoCharts, pasi preku një rekord tjetër prej 568,300 një ditë më parë.

Ishte afro 78 mijë më shumë sesa rekordi i parë i vendosur në 2017-ën. Shumica e këtyre transaksioneve prej 372,832 ose afro 54.6 përqind erdhën nga Ordinals.

Me Ordinals përdoruesit mund të vendosin të dhëna në blockchainin e bitcoin duke zgjeruar bazën e përdoruesve të rrjetit të cilët tashmë mund të bëjnë më shumë sesa të transferojnë para apo thjeshtë të investojnë në kripto.

Shumica e transaksioneve sot janë shumë më të vogla prej 1 dollarë krahasuar me pak vite më parë ku silleshin mes 1,000 deri në 10,000 dollarë.