Ndryshimet radikale në iPhone në Europë do të vinë edhe në iPad

Kur Bashkimi Europian prezantoi Aktin e Tregjeve Dixhitale, i përcaktoi platformat si “rojtarë” me synimin që të godisten monopolin e të krijonte një treg më të hapur. Si rezultat Apple ndryshoi ekosistemin e iPhone në mënyrë radikale për përdoruesit Europianë dhe tani është konfirmuar se të njëjtën gjë duhet të bëjë edhe me iPad, transmeton PCWorld.al.

Edhe pse do të ndikojë vetëm përdoruesit Europianë, qeveritë e vendeve të tjera me shumë gjasa po i kushtojnë vëmendje zhvillimeve në Europë me mundësinë për të implementuar ndryshime të ngjashme në vendet e tyre.

Përmes një njoftimi drejtuar zhvilluesve ditën e Enjte, Apple konfirmoi se ndryshimet e prezantuara në iPhone do të vinë në iPad në Vjeshtë.

“Këtë javë Komisioni Europian dizajnoi iPadOS si një rojtar nën Aktin e Tregjeve Dixhitale,” tha Apple.

Në mesin e ndryshimeve janë lejimi i dyqaneve alternative të aplikacioneve krahas App Store. Gjithashtu përdoruesit mund të zgjedhin një shfletues tjetër që nuk ka pse të jetë i bazuar në motorin WebKit të Apple.

Përdoruesit gjithashtu mund të zgjedhin motorin e tyre të preferuar të kërkimit. Së fundi pagesa contactless mund të bëhen edhe përmes aplikacioneve të tjera krahas Apple Wallet dhe Apple Pay.