Regjim i veçantë komunikacioni në disa rrugë të Shkupit

Sot në Shkup zbatohet një regjim i veçantë i komunikacionit, për shkak të tubimit të partisë VMRO-DPMNE, njoftoi MPB. Regjimi i ri ka nisur dje, me përgatitjet për mitingun e sotëm, transmeton Portalb.mk.

Bulevardi “Ilinden” do të mbyllet për qarkullim në të dy drejtimet nga ura “Goce Dellçev” deri në bulevardin “Kliment Ohridski”. Ministria e Brendshme njoftoi se gjatë ditës sipas nevojës do të mbyllen edhe rrugët e tjera në zonën e gjerë qendrore.

Regjimi i posaçëm i qarkullimit do të zgjasë deri në përfundim të tubimit.