Raportime të rreme për bomba në Zagreb, “shënjestër” ishte edhe redaksia e një gazete

Pas raportimeve për bomba që mbërritën në disa media mëngjesin e sotëm, policia në Zagreb, kryeqyteti i Kroacisë, kreu kontrolle dhe zbuloi se kërcënimet ishin të rreme, njoftoi Radio Televizioni Kroat.

Një nga godinat që u përmendën si objektiva ishte godina ku ndodhet redaksia e gazetës “Jutarnji list” dhe ku kanë selitë e tyre disa kompani, si dhe një ministri, një ambasadë dhe një restorant.

Si vende ku dyshohet se janë vendosur bomba janë përmendur edhe Stacioni Policor i Dubravës, rrethrrotullimi i tramvajit në Dubravë, ndërtesa e Shkollës Agronomike dhe Hoteli Residence. Të gjitha ndodhen në lagjen e Dubravës.

Kërcënimi është dërguar përmes një mesazhi elektronik të cilin e kanë marrë 39 marrës para orës 6 të mëngjesit të sotëm, pas së cilës policia ka nisur menjëherë kontrollet.