Rama konfirmoi ndryshimet në qeveri

Kryeministri Edi Rama ka konfirmuar përmes një mesazhi në facebook, se në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të PS do të ketë ndryshime në kabinetin qeveritar, raporton EN. Ai bën me dije se këto ndryshime do të prezantohen gjatë fjalës së tij në Asamble dhe më pas do ti paraqiten ditën e nesërme Presidentit të Republikës Bajram Begaj.

Shefi i qeverisë njofton gjithashtu se gjatë punimeve të mbledhjes së Asamblesë do të bëhet dhe paraqitja e propozimve të Sekretariatit të ri Ekzekutiv të PS-së.

“Pas pak, në 17.00, fjala ime drejtuar Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, propozimi i Sekretariatit të ri Ekzekutiv të partisë dhe paraqitja e propozimeve që do t’i drejtoj nesër Presidentit të Republikës për kabinetin e ri qeveritar”, shkruan Rama.