Rama ia propozoi presidentit ndryshimet në kabinetin qeveritar
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, u takua sot me presidentin Bajram Begaj, ku Rama i propozoi presidentit ndryshimin e shtatë ministrave të kabinetit, raporton Portalb.mk.
Presidenti Begaj ka shtatë ditë kohë për të dekretuar ndryshimet. Më pas ato do t’i dërgohen Parlamentit. Duhet të mblidhen 71 vota për miratimin e ndryshimeve dhe fillimin e punës së ministrave të rinj.
Katër ditë më parë, Rama shpalli riorganizim të thellë të kabinetit. Ai preku disa nga dikasteret më të rëndësishme të qeverisë.
Belinda Balluku u shkarkua si zv/kryeministre,vendin e saj zuri Albana Koçi.
Besfort Lamallari nga Drejtësia kaloi në Ministrinë e Brendshme, duke zëvendësuar Albana Koçiun.
Toni Gogu u emërua ministër i Drejtësisë, duke marrë postin nga Lamallari.
Ferit Hoxha u emërua ministër i Punëve të Jashtme, duke zëvendësuar Elisa Spiropalin.
Enea Karakafi mori drejtimin e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë pas largimit të Ballukut.
Ermal Nasufi u emërua ministër i Mbrojtjes, duke zëvendësuar Pirro Vengun.
Eriona Ismaili u emërua ministre për Marrëdhëniet me Parlamentin, duke zëvendësuar Toni Gogun, i cili u kaloi në Drejtësi.