Radhë për regjistrim në FSHIIK, studentët e ardhshëm të vitit të parë në vitin 2023 dorëzojnë dokumente në letër

Në vitin 2023 studentët e inxhinierisë softuerike dhe sistemeve informatike, programimit, inxhinierisë kompjuterike dhe programeve të tjera studimore në Fakultetin e Shkencave Informatike dhe Inxhinierisë Kompjuterike (FSHIK) regjistrimin e bëjnë duke dorëzuar  dokumente në letër. Qindra të rinj sot kanë pritur në radhë për t’i dorëzuar dokumentet e tyre. Qytetarët e ardhshëm akademikë sot gjithë ditën e kanë kaluar para godinës së Fakultetit Teknologjik Metalurgjik, transmeton Portalb.mk nga Meta.mk.

Radhët e studentëve gjatë regjistrimit para godinave të fakulteteve të Universitetit “Sh. Kirili dhe Metodi” janë një dukuri që përsëritet çdo vit. Edhe vitin e kaluar kishte shumë studentë që prisnin radhë për regjistrim në FSHIIK. Meta.mk tashmë për shumë vite me radhë shkruan për këtë problem për radhët e gjata të pritjes gjatë regjistrimit në fakultete.

Edhe këtë vit studentët e FSHIIK të cilët dëshirojnë të regjistrohen në vitin akademik 2023/2024, fillimisht duhet të shkojnë në bankë për ta paguar këstin e parë për studimet, së bashku me fletëpagesat e tjera të nevojshme, si 750 denarë për shpenzime materiale administrative dhe sigurim. Pasi të kenë mbaruar punë në bankë, studentët i presin radhët e gjata para fakultetit ku duan të regjistrohen. Kjo ndodh sepse në fakultetet e UKM-së studentët nuk mund ta bëjnë pagesën direkt me kartelë gjatë regjistrimit.

Radhët me studentë që regjistrohen në FSHIIK, 12 shtator 2023; Foto: Meta.mk
Radhët me studentë që regjistrohen në FSHIIK, 12 shtator 2023; Foto: Meta.mk

Përndryshe, në tabelën e shpalljeve të FSHIIK-ut është publikuar se afati i parë i regjistrimit është më 12 shtator, nga ora 8:30 deri në orën 13:30. Mes dhjetëra dokumenteve që studentët duhet t’i dorëzojnë për regjistrim janë edhe indeksi dhe karta e identifikimit të studentit (me foto të ngjitur).