Partia Konservatore fitoi zgjedhjet e para lokale në Norvegji pas 99 vitesh

Partia Konservatore e Norvegjisë ka fituar zgjedhjet lokale, duke shënuar fitoren e tyre të parë pas 99 vitesh dominimi nga Partia e Punës, transmeton Anadolu.

Dje në Norvegji u mbajtën zgjedhjet lokale, ku Partia Konservatore ‘Hoeyre’ fitoi 25,9 për qind të votave.

Partia e Punës në pushtet e kryeministrit Jonas Gahr Store fitoi 21,7 për qind të votave.

Këto janë zgjedhjet e para lokale që nga viti 1924 në të cilat Partia e Punës nuk mori më shumë vota.

Kryetarja e Partisë Konservatore, Erna Solberg, tha se prishja e traditës 99-vjeçare është një njoftim i mirë për zgjedhjet e përgjithshme që do të mbahen në Norvegji në vitin 2025.