Quint, BE dhe NATO paralajmëruan Kosovën për pasoja

Ambasadorët e vendeve më të industrializuara QUINT, në Kosovë, ku bëjnë pjesë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Gjermania, Franca, Italia dhe  Mbretëria e Bashkuar i janë drejtuar me një thirrje autoriteteve të Kosovës të mos ndërmarrin asnjë masë të re për hyrjen me forcë në ndërtesat e komunave veriore të banuara me shumicë serbe, transmeton DW.

Paralajmërimi është i qartë; “veprimet e reja të njëanshme do të ndikojnë negativisht në marrëdhëniet me vendet e Quintit dhe Bashkimit Evropian. “Quint, dënon vendimin e Kosovës për të hyrë me forcë në ndërtesat komunale në veri të Kosovës, pavarësisht thirrjeve tona të vazhdueshme për përmbajtje. Në këtë kontekst, Quinti dhe Bashkimi Evropian presin që autoritetet e qeverisë së Kosovës të mos ndërmarrin asnjë masë të re për hyrje me forcë në ndërtesat komunale në Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan.”