Qeveria e RMV-së do të japë para për instalimin e dritareve PVC ose të aluminit, centrale fotovoltaike, kolektorë diellorë

Me buxhet prej 70 milionë denarë, Ministria e Ekonomisë do të bashkëfinancojë amvisëritë që këtë vit do të blejnë dhe instalojnë dritare PVC ose alumini, sisteme kolektore diellore, termocentrale fotovoltaike për prodhimin e energjisë elektrike deri në gjashtë kilovat, si dhe do të ketë edhe diversifikim në pjesën e furnizimit me energjensë, transmeton Portalb.mk.

Informatat për thirrjet nga programet për efikasitet energjetik dhe burime të ripërtëritshme të energjisë, të cilat u bënë të ditura sot, i prezantoi në një konferencë për media ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, i cili tha se këtë vit buxheti për këto qëllime është rritur. Thirrja publike, siç bëri të ditur Bekteshi, është publikuar në dy gazeta ditore dhe në ueb-faqen e Ministrisë së Ekonomisë.

Mbi 1200 amvisëri, të cilat këtë vit do të blejnë dhe vendosin dritare PVC ose alumini në shtëpitë e tyre, do të mund të marrin rikthim deri në 50 për qind, por jo më shumë se 20.000 denarë për amvisëri. Për këtë masë në buxhetin e Ministrisë së Ekonomisë janë paraparë gjithsej 25 milionë denarë.

“Për të kompensuar një pjesë të shpenzimeve për blerjen e sistemeve termike diellore në amvisëri për vitin 2023, janë planifikuar gjithsej 15 milionë denarë dhe do të mbulohen mbi 1000 amvisëri, ndërsa bashkëfinancimi i Ministrisë së Ekonomisë do të jetë deri në 30 për qind dhe jo më shumë se 15.000 denarë”, tha Bekteshi.

Amvisëritë që do të blejnë dhe instalojnë termocentrale fotovoltaike për prodhimin e energjisë elektrike deri në gjashtë kilovat, që është në përputhje me vendimin e ri të marrë nga Ministria e Ekonomisë në pjesën e rritjes së kapacitetit të fuqisë së instaluar në pjesën e çdo amvisërie, kthimi do të jetë deri në 30 për qind dhe jo më shumë se 80.000 denarë.

“Këtu janë planifikuar 30 milionë denarë dhe do të mbulojnë mbi 400 amvisëri si masë që zbatohet për herë të parë në vendin tonë. Kthimi do të jetë deri në 30 për qind dhe jo më shumë se 80.000 denarë, ndërsa përveç kësaj, sipas rregullores së re dhe akteve tjera nënligjore, siç e dimë, është obligim i furnizuesit universal të marrë përsipër energjinë e tepërt dhe sipas çmimit të përcaktuar nga Komisioni Rregullator për Energjetikë duhet të paguajë apo kompensojë secilën nga amvisëritë që vendosin të bëjnë një investim të tillë”, tha Bekteshi.

Ministri shtoi se në vitin 2023 nuk do të mungojë nxitja e diversifikimit në fushën e furnizimit me energji. Kjo nënkupton se për qytetet si Strumicë dhe Kumanovë, ku ka rrjet shpërndarës të gazit natyror, janë paraparë mjete të cilat do t’u mundësojnë të gjitha amvisërive t’i bashkohen atij rrjeti dhe të marrin bashkëfinancim nga Ministria e Ekonomisë në shumën prej 70 për qind, por jo më shumë se 25.000 denarë.

Bekteshi tha edhe se shtesë për ekonominë është edhe ajo se mund që deri në fund të majit ta shfrytëzojnë ligjin për mbështetje financiare në investimet ku do të mbulohen të gjitha investimet në fushën e burimeve të rinovueshme të energjisë për nevojat e tyre apo për proceset e prodhimit dhe mund të bashkëfinancohet deri në 20 për qind dhe në këtë mënyrë të zvogëlohet konsumi i energjisë elektrike.

Kujtojmë se Maqedonia e Veriut, në mars mori 80 milionë euro mbështetje financiare nga Bashkimi Evropian. Këto mjete përdoren për mbështetje buxhetore në vend. Dejvid Gir, tregoi se kjo mbështetje financiare do t’i ndihmojë qytetarët që të përballen me kërkesat që u shfaqën si pasojë e krizës energjetike.