Qendra për Kulturë Gostivar sonte organizon aktivitete të veçanta kulturore me rastin “28 Nëntorit”

Qendra për Kulturë në Gostivar sot, 27 nëntor, me fillim nga ora 19:30 në kuadër të Festës së Pavarësisë së Shqipërisë, organizon aktivitet të veçantë me performanca artistike, valle tradicionale, shfaqje kulturore, momente speciale që do të mbeten gjatë në kujtimet tona, njofton Portalb.mk.

Ky aktivitet fton të gjithë për të ndarë bashkë frymën e festës dhe krenarisë kombëtare.

Pjesë e këtij aktiviteti janë: SHKA “Jahi Hasani” Çegran-Gostivar, ku për herë të parë do të sjellin koreografinë e re “Valle me karaktere krahinore shqiptare”, koreografia dhe muzika prof.Dilaver Kryeziu. Gjithashtu, pjesë e mbrëmjes do të jetë Okteti “Iliricum” Tetovë, ndërsa Vjollca Baftiu Zylbeari do të paraqitet më një monolog.

Këngëtarët e Gostivarit dhe më gjerë si Sinan Zylbehari, Nebi Halili, Betime Zylali, Shpresim Zylbehari, Fisnik Ristemi, Sherife Sulejmani, Ardit Bexheti, Premtim Nuhiu, Erina Shaqiri, Lik Miftari- fisarmonik, Armend Stafai-bateri, Afrim ajdari-tastier, Abdulla Xhaferi-klarinet, Faton Stafai-kitar, Fatos Selmani, saksafon do ta zbukurojnë edhe më tej festën e 28 nëntorit.

Aktiviteti mbështetet nga Ministria e Kulturës së RMV-së dhe Komuna e Gostivarit.

Afishja e aktivitetit, nga faqja e Qendrës për Kulturë Gostivar
Afishja e aktivitetit, nga faqja e Qendrës për Kulturë Gostivar