Punonjësit e MIA-së sërish protestojnë

Punonjësit e Agjencisë Mediatike të Informimit (MIA)  edhe sot në kohën e pauzës dolën në protestë për të shprehur pakënaqësinë e tyre për mosrespektimin e kërkesave të tyre, informoi Sindikata e Pavarur e Gazetarëve dhe Punonjësve Mediatikë (SPGM), transmeton Portalb.mk.

Kjo është protesta e shtatë paralajmëruese për shkak se kërkesat e tyre për rritjen e pagave nuk janë gjendur në rendin ditor së seancës së qeverisë që është mbajtur më 1 gusht.

Krahas rritjes së pagave, punonjësit e MIA-së kërkojnë edhe shlyerjen e shpenzimeve të jetesës.

Gazetarët dhe punëtorët e mediave në MIA përsëritën se janë duke i shqyrtuar të gjitha opsionet për radikalizmin e protestës nëse nuk realizohen kërkesat e tyre, por për këtë do të diskutohet në mbledhjen e radhës të punëtorëve të caktuar për të hënën në ora 11:00.

Rikujojmë se, punonjësit e Agjencisë informative – MIA prej me 27 korrik,  kanë dalë në protestë paralajmëruese me kërkesë për rritje të pagave. Me planin financiar të punës së MIA-së për vitin 2023 janë paraparë mjete për rritje të pagave, ndërsa punëtorët pohojnë se kanë muaj që presin që kjo të futet në rend dite të seancës së Qeverisë.