Protesta të mëdha nëpër SHBA pasi edhe një person u vra nga agjentët federal
Protesta të mëdha u zgjeruan nëpër qytetet amerikane të shtunën – duke i përfshirë Mineapolisin, Nju-Jorkun, San Franciskon, Bostonin dhe Providensin, Rod Ajlendin – pasi 37-vjeçari Aleks Preti, i cili punonte si infermier në Mineapolis, u plagos nga agjentët federal. Vala e demonstratava vjen vetëm një ditë pasi mijëra persona marshuan nëpër rrugët e Mineapolisit në shenjë proteste kundër Shërbimit për Imigrcion dhe Doganë të SHBA-së (ICE). Demonstruesit sërish sfiduan të ftohtin ekstrem që të flasin kundër agjencisë dhe të japin mbështetje për Pretin dhe të tjerët të cilët u dëmtuan nga agjentët e imigracionit të cilët vërshuan qytetin javën e fundit, shkruan Meta.mk, njofton Portalb.mk.
“ICE jashtë”, mund të dëgjohej se si turma brohoriste në transmetimet e drejtpërdrejta nga demonstratat të shtunën në mbrëmje. Mijëra të tjerë u mblodhën në sheshin Junion në Nju-Jork, ndërsa xhirimet tregojnë se si demonstruesit brohorasin: “Thuani një herë, thuani dy herë, nuk do ta tolerojmë ICE-në!.
Anëtari i këshillit të qytetit të Nju-Jorkut, Çi Ose, iu është drejtuar turmës në temperatura nën zero për të bërë thirrje për heqjen e ICE-së.
“Na duhen gjykime të Nurembergut për njerëzit e ICE-së, për njerëzit që po kryejnë krime kundër njerëzimit këtu në vendin tonë. Unë refuzoj t’i quaj ata zbatues të ligjit. Ata janë agjentë të kaosit. Ata po shkatërrojnë strukturën e vendit tonë”, u brohoriti Ose grupit para tij.
Në Uashington, turmë e madhe u formua para selisë së Ministrisë së Sigurisë së Brendshme të SHBA-së (DHS). Video xhirimet kanë xhiruar thirrje “turpi” që jehonin në ajrin e ftohtë të shtunën në mbrëmje, ndërsa qindra njerëz u mblodhën në errësirë.
Nëpër gjithë San Franciskon, qinra njerëz u mblodhën në qendrën e qytetit derisa dielli filloi të të perëndonte. Pamjet në mediat sociale shfaqnin turma të mëdha njerëzish që mbanin pankarta dhe brohorisnin sllogane si “ngrihuni, luftoni”. Protestuesit mbanin pankarta që denonconin ICE-në dhe kërkonin drejtësi për Rene Gud, një tjetër banore e Mineapolisit e cila u qëllua dhe u vra nga një oficer imigracioni paraprakisht këtë muaj.
Dhe më larg në jug, qindra njerëz dolën në rrugët e qendrës së Los-Anxhelosit, një qytet që u përball me krizën e vet gjatë verës kur një valë agjentësh të imigracionit përshkoi rajonin, duke arrestuar njerëz në lavazhe makinash, dyqane ushqimore, ferma dhe vende të tjera pune. Turmat u mblodhën duke mbajtur pankarta solidariteti në të cilat shkruante “Nga Los-Anxhelosi deri në Mineapolis, ndaloni terrorin e ICE-së”, raportoi Los Angeles Times.
Në Providens, qindra u paraqitën në protestë para selisë lokale të DHS-së
Preti, një shtetas amerikan i cili punonte në njësinë për kujdes intensiv në sistemin shëndetësor në Mineapolis, i cili u ka shërbyer veteranëve, është qëlluar disa herë gjatë këmbimit të informatave me policët.
Video xhirimet virale nga incidenti tregojnë se si policët e shtyjnë përtokë Pretin përpara se ta qëllojnë. Preti është arrestuar pasi është paraqitur se si qëndron në mbrojtje të një kalimtari të cilin e ka shtrirë përtokë një polic federal.Pastaj polici e ka spërkatur Pretin me një agjens kimik disa herë përpara se ta hidhte në rrugë bashkë me policë të tjerë. Të paktën një analist ka sugjeruar që disa nga pamjet filmike tregojnë Pretin duke iu marrë pistoleta përpara se ta qëllonin.