Prokuroria propozoi paraburgim për një të dyshuar për dhunimin e një të miture në Manastir

Prokuroria Themelore Publike Manastir ka lëshuar urdhëresë për zhvillimin e procedurës hetimore ndaj një 21 vjeçari për të cilin ekziston dyshimi i bazuar se ka kryer veprën e tejzgjatur – Dhunim i fëmijës nën moshën 15 vjeçare nga neni 188 paragrafi 1 në lidhje me nenin 45 të Kodit Penal, transmeton Portalb.mk.

Në periudhën nga gushti deri në fund të dhjetorit 2023, i dyshuari në një banesë në rrugën “Prilepska” në Manastir, në disa raste ka kryer akte seksuale ndaj një vajze 14-vjeçare.

Prokurori publik në Gjykatën Themelore në Manastir ka dorëzuar propozim për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit.