Prokuroria: Kualifikim më i rëndë kundër katër të dyshuarve për shpërthim të një bombe para një shtëpie në Manastir në korrik të këtij viti
Duke vepruar në lëndën kundër katër të dyshuarve për incidentin nga 12 korriku kur një bombe dore shpërtheu në rrugën “Ohridska” në rajonin qendror të qytetit të Manastirit, prokurori publik ka urdhëruar ekspertizë me të cilën dëmi i përgjithshëm i objekteve në rrethinë dhe automjetet e parkuara është dëmtuar në 405 mijë denarë. Nga këto arsye, siç informuan nga Prokuroria, duke pasur parasysh se bëhet fjalë për dëm më të madh pronësor, Prokuroria Themelore Publike Manastir ka kryer rikualifikim urgjent në më të rëndë, njofton Portalb.mk.
Kundër katër të dyshuarve të cilët paraprakisht ndiqeshin për shkaktim të rrezikut të përgjithshëm nga neni 288 nga Kodi Penal, tani është hapur hetim për Vepra të rënda kundër sigurimit të përgjithshëm nga neni 292 paragrafi 1 lidhur me nenin 288 nga Kodi Penal. Prokuroria me dëshmitë e grumbulluara i konfirmoi karakteristikat e secilit prej të dyshuarve, në mënyrë që njëri akuzohet për nxitje, ndërsa të tjerët për vepra të bashkëpunimit dhe ndihmesës.
Gjithashtu, me materialin e e grumbulluar të dëshmive, është konfirmuar se cili nga të dyshuarit e ka poseduar dhe aktivizuar mjet shpërthyes – bombë dore M-75 e cila është e ndaluar për qytetarët, madje kundër tij është hapur hetim edhe për – Përpunim të paautorizuar, mbajtje, posedim dhe tregtim me armë dhe materie shpërthyese nga neni 396 paragrafi 3 lidhur me paragrafet 1 dhe 5 nga Kodi Penal.
Dukei pasur parasys të gjithë këto rrethana dhe faktin që kundër të dyshuarve do të zhvillohet hetim, prokurori publik deri te gjykatësi i procedurës paraprake ka dorëzuar propozim me të cilin masa paraburgim prej 8 ditësh e caktuar më 20 shtator tani u është zëvendësuar me paraburgim 30-ditor. Tre nga të dyshuarit janë privuar nga liria, ndërsa i katërti nuk është i kapshëm për organet e përndjekjes nga momenti i kryerjes së veprës.