Prokuroria filloi hetimet për incidentin që ndodhi dje në Çair
Në lidhje me incidentin që ndodhi në Çair, ku disa të rinj janë përfshirë në një përleshje, ku si pasojë pati edhe therje, Prokuroria Themelore Publike ka hapur procedurë, transmeton Portalb.mk.
“Prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike në Shkup ka hapur procedurë kundër një personi të moshës 18 vjeç, për shkak ekzistimit të dyshimeve për kryerjen e veprës penale – Lëndim i rëndë trupor, në bazë të nenit 131, paragrafi 6 në lidhje me nenin 1 nga Kodi Penal”, raportoi Prokuroria.
Në lidhje me Ligjin për të drejtat e fëmijëve, procedurë do të fillojë edhe kundër njërit prej personave të përfshirë që është i moshës së mitur.
Prokuroria sqaroi që në bazë të dëshmive, dyshohet se në përleshje janë përfshirë me thikë janë përfshirë i dyshuari dhe prindi i tij në njërën anë dhe i mituri nga ana tjetër.
Si rezultat i përleshjes me thikë, i dyshuari, prindi dhe fëmija kanë marrë lëndime nga thika.