Prokuroria e Kumanovës: Rastin për ndotjen e Kriva Rekës do ta marrë Prokuroria për Krim dhe Korrupsion

Rastin e ndotjes së Kriva Rekës në Kriva Pallankë, të cilin e ka themeluar Prokuroria Themelore e Kumanovës, do ta marrë përsipër Prokuroria Themelore Publike për Prokurorinë e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, transmeton Portalb.mk.

Nga Prokuroria e Kumanovës thonë se kallëzimin penal e kanë pranuar edhe nga kryetari i komunës së Kriva Pallankës, Sashko Mitovski, i cili është cilësuar nga neni 218 – ndotja e mjedisit.

“Për incidentin aktual të ndotjes në Kriva Rekë, ne vetë e kemi ngritur rastin, kemi thirrur inspektorët e mjedisit. Nga ata kemi marrë njoftim për aktivitetet dhe masat e marra deri më tani. Tani presim ekspertizën nga laboratori. Ka mbërritur edhe kallëzimi penal nga kryetari i komunës, i cili cilësohet sipas nenit 218 “ndotja e mjedisit”, për atë krim të organizuar ka folur prokuroria për krime të organizuara dhe prokuroria për krim të organizuar. shefi i asaj prokurorie, janë të gatshëm ta marrin çështjen dhe të vazhdojnë më tej, do të jemi në kontakt me ta”, tha shefja e Prokurorisë së Kumanovës, Teuta Bediu-Ramadani.

Rasti me ndotjen e Kriva Rekës ka qenë aktual që nga 28 marsi i këtij viti, kur Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor njoftoi se e kishin gjobitur BULMAK 2016 SHPKNJP Probishtip filiali Miniera Toranica, Kriva Pallankë, me 200 mijë euro për incidentin ku plasi një tub.

Pas kësaj, kryetari i Komunës së Kriva Pallankës në një konferencë për media tha se përqendrimi i plumbit në Kriva Rekë është rritur për dhjetë herë më shumë se sa është lejuar.

Kompania “Bulmak 2016” e mohoi këtë dhe thanë se nga tubi me defekt ka rrjedhur vetëm ujë atmosferik, i cili përveç papastërtive mekanike natyrore të mobilizuara nga rrjedha e rrëmbyeshme, nuk përmban asnjë lëndë kimike apo lëndë të tjera.