Profesori Markovski u shfaq me maskë dinosauri në konferencë për mediat
Do të zhdukemi si dinosaurët nëse nuk merremi me ndotjen, tha sot në një deklaratë Goran Markovski, kandidati për kryetar të Qytetit të Shkupit nga platforma qytetare “Të pavarurit së bashku”. Ai dhe bartësja e listës së kandidatëve për këshilltarë në Qytetin e Shkupit nga platforma qytetare “Të pavarurit së bashku”, Jana Belçeva Andreevska, mbajtën konferencë për shtyp pranë deponisë Vardarishte, transmeton Portalb.mk.
“Nuk janë marrë masa nga ekspertët se çfarë të bëhet me gazrat e çliruara nga dekompozimi i deponisë. Rreth deponisë ka një sasi të madhe metani. Metani është një material shumë i ndezshëm dhe një shkëndijë e vogël e shkaktuar nga çdo gjë mund të shkaktojë zjarr. Ne jemi për zgjidhje të përhershme që do t’u lejojnë banorëve të Shkupit të marrin frymë normalisht, veçanërisht atyre të bashkëqytetarëve tanë që jetojnë në afërsi të Vardarishtes. Ekzistojnë metoda nga ekspertët sot dhe shumë aktuale. Ekziston mundësia që kjo energji, e cila aktualisht po na shkakton probleme, të përdoret për prodhimin e energjisë elektrike. Na duhet vetëm njohuri, përgjegjësi dhe sigurisht pavarësi”, tha Markovski.
Përndryshe, zgjedhjet lokale do të të mbahen më 19 tetor – rrethi i parë dhe 2 nëntor – rrethi i dytë.
- LEXO: “E trishtë që po flasim për mbijetesën e Shkupit në vend të zhvillimit”, tha Goran Markovski kandidat i Qytetit nga të pavarurit
- LEXO: Mickoski: Për shkak të listave të qytetarëve fletëvotimi mund të jetë 7-8 metra i gjatë, nëse zgjedhjet nuk janë të suksesshme do të emërojmë administratorë qeveritarë