Prodhimi industrial në Maqedoninë e Veriut ka shënuar rritje në krahasim me vitin e kaluar

Në Maqedoninë e Veriut gjatë muajit shtator është regjistruar rritje e prodhimit industrial për 4.5 përqind, në krahasim me shtatorin e vitit të kaluar, transmeton Portalb.mk.

Prodhimi industrial në sektorin Miniera dhe gurorë gjatë muajit shtator të vitit 2023, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit paraprak, shënon rritje për 23.4 %, në sektorin Industria përpunuese shënon rritje për 3.8 %, ndërsa në sektorin Furnizim me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar shënon rënie për 10.1 %”, njoftoi Enti Shtetëror i Statistikave.

Enti theksoi që në periudhën janar-shtator të këtij viti është regjistruar rritje për 0.7 % në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.